Aktualitet

Protesta e PD/ Kryepolici Hita në terren, porosi efektivëve të ruajnë qetësinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka inspektuar masat e marra për mbarëvajtjen e tubimit.

Gjatë inspektimit, ai i ka kërkuar grupit të menaxhimit të shërbimeve policore të angazhuara me shërbim që të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë profesionalizëm në garantimin e rendit dhe sigurisë.

Skenari i sotëm pritet të jetë një rikthim te marshimi i protestuesve, megjithëse nuk dihet ende itinerari që do të ndiqet. Në marshime të kaluara, protestuesit e PD kanë shfaqur revoltën e tyre ndaj disa institucioneve, ndërsa për ditën e sotme është marrë leja në polici për një tubim që do të nisë në orën 19:00 në sheshin para Kryeministrisë.