Sport

Pas ndeshjes në fushë, plas grushti jashtë stadiumit: Tifozët e Elbasanit përleshen me ata të Rrogozhinës

Tifozët e Elbasanit s’e kanë kapërdirë humbjen me shifrat 0-4 përballë Egnatias.

Mësohet se pas ndeshjes, tifozët “verdheblu” janë përplasur me mbështetësit e ekipit rrogozhinas, teksa është dashur ndërhyrja e Policisë për të qetësuar situatën mes palëve.

Një dhunë e tillë u shfaq edhe javën e kaluar në ndeshjen Elbasani-Tirana, kur tifozët “verdheblu” u përleshën me ata kryeqytetas.