Laureta Petoshati: Kryeministër, hiq dorë nga Zvërneci
Kryeministër, hiq dorë nga Zvërneci. Je një mashtrues ordiner dhe tradhtar, sepse që në çastin kur prishe Sheshin e Flamurit, me gënjeshtra i bëre vlonjatët të të besonin. Ti dhe ministri yt, Blendi Gonxhe, thatë se Shkolla Tregtare nuk do të prishej, ajo shkollë që ka nxjerrë 45 dëshmorë, por edhe asaj i ke vënë syrin. Prishe Sheshin e Flamurit, Sheshin e Skelës dhe sheshin para Bashkisë.
Atyre njerëzve në Zvërnec duhej t’u kishe çuar ujë dhe rrugë, sepse janë njerëz punëtorë dhe do t’i begatonin vetë ato toka. Por ti kërkon t’ua japësh të huajve atë tokë që historikisht ka qenë pronë e shtetit dhe e mbrojtur 200 metra larg detit.
Kur u dënde, u përmende. Tani që të vajti m… shalëve, kujtohesh për Vlorën. Lagunën e ka bërë Zoti të bukur, ndaj kur futet një djall si ti, nuk mbin as bari.
Hiqni gardhin. Anuloni projektin. Shfuqizoni ligjin për zonat e mbrojtura të vitit 2024.
Zvërneci, Laguna dhe çdo pëllëmbë e bregdetit të Vlorës nuk janë pronë për t’u falur apo tregtuar. Janë pasuri natyrore dhe historike që duhet të mbrohen për qytetarët dhe për brezat që do të vijnë.
Hiqni dorë nga shkatërrimi i Zvërnecit.
Shporru!


