Av. Spartak Ngjela: Një rini e bukur, me dritë në ballë zhvilloi në Tiranë një nga protestat më të kulturuara në Evropë
Dje në Tiranë u zhvillua dhe u shfaq një nga protestat më të kulturuara në Evrope.
Një rini e bukur, me dritë në ballë, në fytyrë, në trup dhe me një humanizëm në përmbajtje; me art dhe me ide njëherësh; ajo i tha politikës shqiptare me këtë shfaqje që:
Kujdes! se juve jeni jashtë kohës së shqiptarisë moderne.
Sepse, ajo protestë kishte brenda vetes, një Shqipëri evropiane të zhvilluar dhe një kërkesë demokratike, humaniste dhe politike njëherësh, për të gjithë politikën aktuale në Shqipëri.
Prandaj…
Liria, demokracia dhe e bukuria e prurjes, ishte ajo që sollën dje në Tiranë, me bukurinë dhe me modernitetin e tyre, disa mijëra të rinj që e duan Shqipërinë të drejtohet sipas frymës së tyre: me art, me shkencë, me ide të reja dhe me një frymë të qytetërimit modern evropian.
Pokërisht për këtë, ata kuptohej se e kishin në veprim të vërtetën brenda vetes së tyre – drejt demokracise, shkencës zhvillimit kombëtar dhe humanizmit.
Dhe po pritet sot në Shqipëri që, ky motiv, të krijojë arsyen themelore të zhvillimit të mëtejshëm të shoqërisë shqiptare.

