Aktualitet

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, mbërrin në Skrapar për varrimin e të atit!

Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dalë përkohësisht nga paraburgimi mëngjesin e kësaj të marte për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij, Rexhep Meta.

Sipas burimeve, Meta është shoqëruar nga ambientet e paraburgimit “313” nën masa të shtuara sigurie dhe nën mbikëqyrjen e Policisë së Burgjeve. Largimi i tij është bërë në orët e para të mëngjesit, me qëllim pjesëmarrjen në ceremoninë mortore që zhvillohet në vendlindjen e familjes Meta, në Çepan.

Pas ceremonisë, ai pritet të rikthehet sërish në paraburgim në mbrëmje. Ndërkohë, autoritetet kanë miratuar edhe një leje tjetër të kufizuar për ditën e nesërme, për t’i mundësuar pjesëmarrjen në pritjen e ngushëllimeve që do të zhvillohet në ambientet e Rogner Hotel Tirana, ku pritet prania e familjarëve, miqve dhe figurave publike.