Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka brenda institucionit, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet.
Bëhet me dije se autori ka ndjekur një të moshuar e ishte nisur drejt bakës për të depozituar para.
Ai është futur pas saj në institucion dhe me një mjet në dukej si armë e ka kërcënuar dhe i ka grabitur para që do të dorëzonte në arkë.
Ai ka qenë i pajisur me kokore, dhe menjëherë pas grabitjes është larguar pa gjurmë me anë të një skuteri.
Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

