Aktualitet

Valë e re emërimesh në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit e disa komisariateve në vend

Policia e Shtetit ka vijuar me lëvizjet në strukturat drejtuese, duke emëruar shefa të rinj në një sërë komisariatesh në qytete të ndryshme të vendit. Ndryshimet janë pjesë e procesit të riorganizimit të strukturave policore dhe prekin disa prej komisariateve më të rëndësishme në Tiranë dhe rrethe.

Sipas vendimeve të fundit, drejtimi i komisariateve u është besuar këtyre efektivëve:

  • Ervin Hasrama – Shef i Komisariatit Nr. 1, Tiranë
  • Florenc Sulçe – Shef i Komisariatit Nr. 4, Tiranë
  • Feliks Hodaj – Shef i Komisariatit të Vlorës
  • Emiljan Pashaj – Shef i Komisariatit të Korçës
  • Elton Shahini – Shef i Komisariatit të Krujës
  • Sentiljan Ndreu – Shef i Komisariatit të Laçit
  • Arben Sulaj – Shef i Komisariatit të Lezhës
  • Andi Deda – Shef i Komisariatit të Shijakut
  • Bilal Selmanaj – Shef i Komisariatit të Dibrës
  • Elvis Peza – Shef i Komisariatit të Mirditës
  • Oltion Gjoni – Shef i Komisariatit të Matit
  • Ergys Gjoni – Shef i Komisariatit të Bulqizës

Këto emërime vijnë pas një serie ndryshimesh të ndërmarra së fundmi edhe në nivelin e drejtorive vendore të policisë, ku u caktuan drejtues të rinj në disa qarqe të vendit.

Në këtë kuadër, Ermal Muça është vendosur në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Edvin Ndreu ka marrë drejtimin e Policisë së Vlorës, ndërsa Erion Ahmeti është konfirmuar zyrtarisht drejtor i Policisë së Fierit, post të cilin e mbante më parë me komandim.

Nga ana tjetër, Ervin Hodaj vijon të ushtrojë detyrën si drejtor i Policisë së Durrësit, pa ndryshime në strukturën drejtuese të këtij qarku.