Kuvendi miraton me 84 vota projektligjin për dhënien e amnistisë penale
Kuvendi miratoi në seancën e sotme, projektligjin për dhënien e amnistisë penale.
Me 84 vota pro, projektligjit iu dha drita jeshile, ndërsa deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm në sallë. I pranishëm në Kuvend ishte edhe Kryeministri Edi Rama. Pro këtij projektligji, përveç 81 deputetëve socialistë të pranishëm në sallë, kanë votuar edhe tre deputetët e Partisë Socialdemokrate.
Nga amnistia penale përfitojnë 466 persona, mes tyre 11 janë gra dhe një i mitur. Ndërkohë, ulet masa e dënimit për 869 persona, ku përfshihen tetë gra dhe tetë të mitur. Nga amnistia nuk përfitojnë subjektet e dënuar nga GJKKO.
Seanca plenare u shoqërua me tensione dhe debate. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vendosi përjashtimin e deputetit Agron Shehaj, pas thirrjeve të këtij të fundit nga vendi gjatë votimit.

