Gjyqi i themelit për “Partizanin”/ A kanë ushtruar presion Berisha, Malltezi dhe Begeja? Përgjigjet Bamir Topi: Jam shprehur para Prokurorisë….
Gjatë dëshmisë së tij në gjyqin për dosjen “Partizani”, ish-presidenti Bamir Topi ka mohuar të ketë pasur presion apo ndikim nga Sali Berisha, Jamarbër Malltezi apo persona të tjerë të përfshirë në çështje.
I pyetur nga Jamarbër Malltezi nëse kishte pasur presion prej tij, Berishës apo personave të tjerë, Topi u përgjigj prerë:
“Kurrë, kurrë! Nuk kam pasur asnjë lloj komunikimi apo presioni të kësaj natyre. Nuk ka dalë ndonjëherë kjo histori. Asnjëherë!”, tha ish-presidenti.
Sipas gazetares , Bamir Topi shtoi se të njëjtën deklaratë e kishte bërë edhe më herët gjatë komunikimeve me prokurorinë, duke theksuar se nuk kishte pasur asnjë ndërhyrje apo presion gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

