Nisin tensionet te Kuvendit, protestuesve ‘u shpëtojë’ disa deputetë që u futën nga dera e pasme, por gjuajnë me vezë makinën e Gardës
Disa deputetë janë futur sot në Kuvend për të marrë pjesë në seancë plenare, e njoftuar për sot në ora 12:00, duke u ‘shpëtuar’ vezëve të protestuesve që po i prisnin në hyrje.
Policia ka krijuar kordon duke mundësuar që deputetët të futen pa u përplasur me protestuesit.
E ndërsa disa prej tyre u kanë ‘shpëtuar’ nga rrezja e gjuajtjeve me vezë, një mjet që është futur në Kuvend është ‘larë’ nga vezët e hedhura nga tyre. Sipas informacione, automjeti ka qenë i Gardës.

