Vendimi që prek cdo abonent ! Vodafone dhe One detyrohen të ulin cmimet
Autoriteti i Konkurrences ka vendosur nje sërë detyrimesh për
Vodafone Albania dhe One Albania, pas perfundimit të hetimit te thelluar mbi tregun e telefonise celulare. Edhe pse nuk jane vendosur gjoba, operatoret do të duhet të zbatojnë rregulla të
reja në favor të konsumatoreve.
Brenda 90 diteve, te dy kompanite do te jene te detyruara te ofrojnë paketa më të lira për pensionistet dhe studentët e moshës 18-23 vjeç, ndërsa paketa më ekonomike duhet te jete
e disponueshme edhe në pikat fizike te shitjes, jo vetëm permes aplikacioneve apo kanaleve online.
Vendimi parashikon gjithashtu q abonentet të kenë të drejtë të
kalojnë në paketa më te lira pas perfundimit të kontrates, pa penalitete, si edhe të njoftohen te pakten 30 dite perpara për
çdo ndryshim të çmimit, permbajtjes apo vlefshmërisë së paketave.
Sipas Autoritetit të Konkurrencës, gjatë hetimit u konstatuan
rritje te ngjashme të çmimeve, oferta të kufizuara me tarifa të
ulëta dhe mungesë transparence në justifikimin e ndryshimeve tarifore.
Autoriteti do të monitorojë zbatimin e këtyre detyrimeve për një
vit. Nëse Vodafone Albania ose One Albania nuk respektojnë vendimin, do te perballen me penalitetet e parashikuara nga ligji per mbrojtjen e konkurrences.

