Aktualitet

“Aksion blic” në Bashkinë Tiranë, sekuestrohen dosje e materiale me urdhër të SPAK

Ditën e sotme është zhvilluar një aksion i beftë në ambientet e Bashkisë së Tiranës. Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve (BKH), me urdhër të prokurorëve të posaçëm dhe në zbatim të një vendimi gjykate, kanë zbarkuar në godinën e këtij institucioni.

Deri më tani, mbetet ende e paqartë se për cilin hetim specifik bëhet fjalë. Veprimet e sotme të hetuesve mund të jenë në kuadër të çështjeve që lidhen me kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj, apo pjesë e dosjeve të tjera të shumta që SPAK ka hapur për zyrtarë dhe ish-drejtues të ndryshëm të Bashkisë së Tiranës.