Opinion

Vapë e madhe është… Cfarë nuk dëgjon…!

Akademik Artan Fuga

Një deputet thuhet se kërkon të vjedhë sekrete duke marrë një dokument sy për sy, dhe pastaj… ikën me vrap, ku?
Pastaj nëpunësja e devotshme përpak humb jetën duke e ndjekur nëpër shkallë!

Të kapësh kokën me duar!

Pastaj dikush që kërkohet nga SPAK në Shqipëri, thuhet se kërkon të vjedhë sekrete në një vend tjetër duke fluturuar në avion… Si?

Pastaj del një tjetër dhe thotë se protestat janë destabilizuese të forcës gjeopolitike të Shqipërisë, ndonëse ato janë të drejta kushtetuese krejt normale.

Pastaj ja pret tjetri zyrtarisht se katër a pesë milionë evro u paguan për atë koncertin se spektatorët u larguan nga protestat!
Me çfarë e provon? – një Zot e di!

Më pas ja pret tjetri se të gjitha qytetërimet në Greqinë Veriore, në Italinë Lindore e kanë origjinën te shqiptarët. SI?

Pastaj dalin ligje që në fillim e merr një tokë, se ashtu do, dhe pastaj ai që është i vërtetë i zoti i tokës, duhet të endet nëpër gjyqe për të vërtetuar se pronën që e ka të tijën, me të vërtetë e ka të tijën. Kurse ai i pari e mori se ashtu donte dhe iu dha për të investuar!

Mor ata spiunët rusë që u arrestuan për spiunazh në Poliçan a ku di unë, çfarë u bënë?

Di gjë njeri?

Më vjen ndërmend Erazmusi i Roterdamit në 1509 që shkroi esenë filozofike monumentale me titull “Lavdi Marrëzisë”.