Agron Shehaj përplaset me Gardën e Kuvendit, nuk lejohet të futet në seancë
Agron Shehaj është përplasur me Gardën e Kuvendit, pasi nuk është lejuar që të futet në sallën e punimeve.
Kjo për shkak se ai është përjashtuar nga seanca e mëparshme.
Nga ana tjetër Shehaj pretendon se afati i përjashtimit i ka skaduar më 21 korrik, por kjo nuk është pranuar dhe ai ka vijuar të qëndrojë në hollin e Kuvendit.

