Aktualitet

Akademik Anastas Angjeli: UMSH, garanci për një të ardhme të sigurt për të rinjtë sipas standardeve europiane

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë mirëpriti në një vizitë zyrtare Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj. Vizita u zhvillua në ambientet e godinës qendrore të universitetit dhe në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, ku Presidenti u prit nga Presidenti i UMSH-së, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, Rektori Prof. Dr. Adrian Civici, drejtues akademikë, pedagogë dhe studentë.

Gjatë takimit, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli u shpreh se:  Prania juaj këtu është një privilegj i madh për të gjithë ne, stafin akademik dhe studentët e universitetit tonë.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë lindi me vullnetin, vizionin dhe besimin për të krijuar një institucion shqiptar të arsimit të lartë elitar: me staf akademik të aftë, të denjë, profesionist por mbi të gjitha të motivuar për të edukuar brezat e studentëve jo vetëm sipas kërkesavë të tregut të punës dhe tendencave të tij por mbi të gjitha sipas standardeve europiane.

Sot, pas gati dy dekadave, jemi shumë krenarë të pohojmë se UMSH është pjesë e elitës së Institucioneve Shqiptare të Arsimit të Lartë falë pikërisht përkushtimit të stafit akademik, pjesë e të cilit janë personalitete me emër të fushës ekonomike, drejtësisë, politikës së jashtme, shkencave psikosociale, informatikës dhe së fundmi edhe mjekësisë, Suksesi ynë është produkt edhe i qasjeve didaktike bashkëkohore, politikave universitare si dhe investimeve në fushat ku kanë mundur të realizojnë ëndrrat e tyre breza të tërë të rejash dhe të rinjsh, përpara së të hidhnin hapat e tyre të para profesionale në jetë.

Ne jemi të vendosur, zoti President të vazhdojmë këtë rrugë sa sfiduese as edhe të bukur: standarte të larta profesionale, si e vetmja mundësi e shkëlqyer për këdo që dëshiron të jetë i sukseshshëm në tregun e punës sot, në Shqipëri, në rajon si dhe nesër në brenda Evropës së Bashkuar ku shqipëria do të jetë anëtare.

Sfidat e sotme kombëtare dhe ndërkombëtare, procesi globalizues i shoqërisë ndërkombëtare dhe shpejtësia marramendëse e zhvillimit tekmologjik kërkojnë reflektim dhe strategji përshtatëse, mendësi dhe programe e kurrikula bashkëkohore por mbi të gjitha ndërkombëtarëzim të thellë dhe dinamik.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, me katër fakultetet e tij provon se është i aftë t’u ofroj mundësitë e duhura studentëve shqiptarë dhe të huaj për tu integruar në realitetin e tregut kombëtar ose ndërkombëtar të punës.

Falë marrëveshjeve ndërkombëtare, programeve Erasmus+, diplomave të dyfishta ne u ofrojmë sot studnetëve tanë mundësi për shkollim në universitete me emër të Evropës dhe dije cilësore e konkurruese.

UMSH përbëhet nga katër fakultete: Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Fakultei i Informatikës, Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Humane si dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore me programet e studimit Bachelor, Master, Doktoraturë si dhe programe profesionale duke harmonizuar kërkimin shkencor me dinamikat e tregut shqiptar, rajonal dhe Evropian.

Ndaj, sot UMSH nuk është vetëm dhe thjesht një Institucion i Arsimit të Lartë por një investim i qendrueshëm në dije e kërkim shkencor dhe garanci për një të ardhme të sigurt e të suksesshme profesionale për të rinjtë e sotëm dhe të nesërm.

Zoti President, edhe një herë kam privilegjin t’ju falenderoj dhe të shpreh mirënjohjen e thellë për vizitën tuaj në UMSH.