Aksident i rëndë jug të vendit, helika e një skafi i pret këmbën pushuesit
Një person është aksidentuar në det, në një ngjarje të ndodhur këtë pasdite. Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se ka pësuar prerje të rëndë në këmbë nga helika e një skafi.
I plagosuri është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Autoritetet pritet të zbardhin detaje të mëtejshme, ndërsa hetimet janë në vijim.
Sipas policisë kufitare i aksidentuari Santiago Çerçizi ka qene ne nje mjet lundrues qe po vinte nga karaburuni ne vlore dhe ka rene nga mjeti lundrues duke dëmtuar kyçin e këmbës . Policia po merr ne pyetje personat e tjere qe kane qene se bashku ne mjetin lundrues.

