Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Patos/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagoset një prej drejtuesve të mjeteve

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos, në vendin e njohur si “Çezma e Mbyetit”.

Një automjet tip Audi, me drejtues shtetasin me iniciale U. Xh., është përplasur me një automjet tip Volkswagen, me drejtues shtetasin me iniciale N. D..

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit Audi, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit, si edhe për disiplinimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.