Albin Kurti hedh votën dhe u bën apel qytetarëve: Sot vendosin ata që votojnë
Pas votimit në Fakultetin Juridik në Prishtinë, Albin Kurti e cilësoi 7 qershorin si “një ditë të bukur dhe të rëndësishme” dhe u bëri thirrje qytetarëve të dalin në votime.
Ai u sugjeroi votuesve të verifikojnë paraprakisht vendvotimin në faqen e KQZ-së, duke theksuar se “sot vendosin ata që votojnë”.
Kurti votoi pa praninë e bashkëshortes dhe vajzës së tij.

