Aktualitet

Arrestohet në Dhërmi Granit Pepnikaj, i shpallur në kërkim për mashtrim financiar përmes Call Center

Granit Pepnikaj është arrestuar nga Policia e Vlorës në Dhërmi, ku ndodhej i fshehur në një rezidencë.

Burimet  bëjnë me dije se Pepnikaj ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për një skemë mashtrimi financiar ndaj qytetarëve të vendeve të Bashkimit Europian, e realizuar përmes Call Center-ave.

Sipas të njëjtave burime, ai u lokalizua dhe u vu në pranga gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ndërsa në momentin e arrestimit ndodhej në një rezidencë në Dhërmi.

Pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme lidhur me operacionin dhe procedurat që do të ndiqen ndaj tij.