Politikë

Av. Artan Manushaqe: Arrestimet e “flamingove” me urdhër politik

Arrestimet janë me urdhra politikë, siç është bërë e qartë edhe nga pamjet e publikuara në media, ku protestuesit kanë qenë paqësorë dhe janë provokuar e dhunuar nga policia.

Unë personalisht, dje, kam qenë në tre komisariate, 1,3 dhe 6 deri në orën 5 të mëngjesit, duke marrë në mbrojtje, si avokat, tre protestues në këtë situatë.

Sigal

Mund t’ju them me përgjegjësi se nuk u paraqit asnjë provë dhe fakt penal konkret se çfarë veprimi apo shkeljeje kishin kryer qytetarët protestues por si gjithnjë përdoret metoda represive nga ana e policisë se regjimit, kap e fut brenda pa prova sepse duhen numrat e urdhrave të shefit, KM.

Andi Tepelena u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 262, 293 dhe 274 të Kodit Penal i regjimit.

Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu., u mbajtën në paraburgim “pas arrestimit në flagrancë”, për të njëjtat vepra penale si më sipër, si dhe për “Kundërshtimin e punonjësit të policisë së rendit publik”, të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal i regjimit.

Deri tani flitet për 14 “arrestime në flagrancë”, ndërsa ende nuk dimë saktësisht se sa qytetarë protestues janë arrestuar e proceduar.

Sot, edhe më shumë qytetarë në shesh kundër narko regjimit në grahmat e fundit.
Shqipëria e Shqiptarëve jo e tradhtarëve.