Balluku po përdor shtatzëninë për t’i shpëtuar burgut?
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas paraqitjes në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ka bërë deklarata për mediat ku ka hedhur akuza ndaj disa zyrtarëve të qeverisë. Berisha ironizoi situatën pranë Prokurorisë së Posaçme, duke thënë se aty “po ndërtohet një mini-maternitet”, madje duke përmendur në mënyrë figurative edhe “inkubatorë” dhe lista emrash për foshnjat.
Deklarata e kreut të PD-së ngre pikëpyetje nëse ai i referohej edhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është përmendur më herët në debate publike lidhur me çështje të drejtësisë dhe shtatzënisë. A kishte Berisha në mendje edhe ish-ministren Balluku kur foli për përdorimin e shtatzënisë dhe mëmësisë për t’iu shmangur drejtësisë?


