Politikë

Beqir Sina: Eric Wendt pritet të niset për Tiranë në fund të gushtit ose gjatë muajit shtator 2026

Eric Wendt, ambasadori i ri amerikan në Tiranë
Beqir SINA – New York


Senati amerikan ka përparuar ndjeshëm emërimin e gjeneral-lejtnantit në pension Eric Wendt si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Shqipërisë. Në një rast të pa precedent për emrimin e ambasadorve në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri.
Sipas të dhënave zyrtare në Congress.gov (PN901-11), emërimi u dërgua nga Presidenti Donald Trump më 13 prill 2026. Seanca dëgjimore u mbajt para Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë më 20 maj. Më 4 qershor komiteti e raportoi pozitivisht dhe e vendosi në kalendarin ekzekutiv.
Më 3 gusht u paraqit mocioni i mbylljes sipas procedurës së posaçme (S. Res. 817). Më 5 gusht Senati thirri mbylljen me votim 50-44.
Vetë ambasada amerikane në Tiranë, raportoi më 5 dhe 6 gusht se emërimi është miratuar dhe mbetet vetëm nënshkrimi formal i presidentit Trump.
Wendt ka mbi 34 vjet shërbim ushtarak. Ai ka komanduar Shtabin e Operacioneve Speciale të NATO-s, ku ka punuar drejtpërdrejt me njësitë shqiptare. Ka shërbyer në Afganistan si zëvendëskomandant rajonal me forcat shqiptare dhe ka qenë Koordinator i Sigurisë së SHBA-së për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez.
Aktualisht jep mësim në Shkollën Pasuniversitare Detare. Flet arabisht dhe koreanisht.
Në dëshminë e tij para Senatit, Wendt theksoi se prioritetet e tij do të jenë mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave të SHBA-së.
Ai premtoi po ashtu të mbështesë rritjen e shpenzimeve mbrojtëse të Shqipërisë, drejt objektivit të 5 për qind të PBB-së deri në vitin 2035, sipas marrëveshjes së samitit të Hagës 2025 të NATO-s. Gjithëashtu ai theksoi forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike dhe iniciativat e përbashkëta ushtarake.
Tani menjëher pas konfirmimit final dhe certifikimit nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio nis edhe faza standarde e përgatitjes diplomatike. E cila përfshin informime të thelluara mbi historinë, politikën, ekonominë dhe marrëdhëniet dypalëshe, si dhe procedura administrative. Ky proces zakonisht zgjat disa javë e shumta deri në mbi një muaj.
Posti në Tiranë, ka qenë vakant që nga largimi i Yuri Kim në qershor 2023 dhe është drejtuar nga të ngarkuar me punë.
Pra nëse procedura përfundon brenda ditëve të ardhshme(brenda kësaj jave), Eric Wendt pritet të niset për Tiranë në fund të gushtit ose gjatë muajit shtator 2026, pasi të përfundojë orientimin e Departamentit të Shtetit dhe të dorëzojë letrat kredenciale në Tiranë.