Beqir Sina: Premtimi i 5,000 dollarëve të “Trump- Dividend”, blerje vote apo premtim i pamundur?
Nga Beqir SINA – New York
Premtimi është politikisht i fuqishëm, fiskalisht i brishtë, ligjërisht i varur nga Kongresi.
Pas fjalimit të presidentit Donald Trump më 9 shtator në konventën e jashtëzakonshme republikane në Dallas, Teksas, mediat amerikane u mbushën me debate.
Premtimi ishte i qartë: Vetëm nëse republikanët mbajnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin më 3 nëntor, çdo i rritur amerikan do të marrë 5,000 dollarë, të quajtur “Trump dividend”, me kusht që paratë të shpenzohen brenda SHBA-së.”
Një ditë më vonë Shtëpia e Bardhë njoftoi edhe çekë 500 dollarësh për rreth 1 milionë të siguruar në Obamacare, që pritet të nisin në tetor.
Pyetja që mbetet është : sa nga kjo është politikë, sa ekonomi dhe sa fushatë.

Pse pikërisht pas zgjedhjeve
Kushti “vetëm nëse fitojnë republikanët” e kthen pagesën nga masë ekonomike në instrument elektoral. Trump e krahasoi me dividendin e një kompanie të suksesshme për aksionerët.
Optimistët thonë se kështu votuesi ndjen përfitim të drejtpërdrejtë nga ekonomia që ai e sheh si “të paprecedentë”.
Pesimistët dhe një pjesë e analistëve të pavarur e lexojnë ndryshe: midtermet historikisht i dëmtojnë partinë në pushtet, vlerësimet e Trump janë të ulëta dhe premtimi synon të nxisë pjesëmarrjen e bazës.
Nuk është “çdo votues”, por çdo i rritur qytetar; kushti partiak e bën pagesën të varur nga rezultati, jo nga nevoja ekonomike.
A është blerje vote?
Demokratët e quajtën “ryshfet politik” (Jamie Raskin) dhe “të paligjshme e të hapur” (Dan Goldman).
Edhe disa republikanë u shqetësuan: ish-kongresisti Bob Good e cilësoi “skemë socialiste blerjeje vote”, ndërsa guvernatori Ron DeSantis paralajmëroi borxh dhe inflacion.
Senatorja Susan Collins tha se vendimet fiskale nuk duhet të lidhen me zgjedhjet.
Juristët e pavarur, si në analizën e Snopes, vënë në dyshim se kjo përbën ryshfet penal, premtimet e taksave dhe përfitimeve janë pjesë e fushatave.
Por lidhja e drejtpërdrejtë e çekut me fitoren e një partie e bën diskutimin të rëndë”vota e lirë nuk ndalohet, por nxitet me para publike të kushtëzuara.”
Çfarë u bë me 2,000 dollarët?
Premtimi i 2025-ës për çekë 2,000 dollarësh nga tarifat nuk u realizua. Gjykata e Lartë i rrëzoi tarifat e vendosura me ligjin e emergjencës; miliarda u kthyen bizneseve, jo familjeve.
Të ardhurat nga tarifat mbeten shumë poshtë shumës së nevojshme.
Po ashtu, “dividenti DOGE” i 5,000 dollarëve nga kursimet e Elon Musk, nuk erdhi kurrë, sepse DOGE u mbyll. U dhanë bonusë 1,776 dollarë për ushtarakët dhe u hapën “Trump Accounts” me 1,000 dollarë për fëmijë.
Pra, disa pagesa të vogla ndodhën, por çeku i gjerë i tarifave jo.
Sa mundësi ka çeku 5,000 dollarësh?
Kostoja vlerësohet 1.2–1.35 trilion dollarë, sipas numrit të të rriturve (rreth 245–270 milionë). Trump tha se mund të mos ketë nevojë për Kongresin, ndersa senatorë republikanë dhe ekspertë thonë e kundërtën.
John Thune tha se: “do ta shohim kur të vijë koha”. Bernie Moreno premton ligj. Edhe me shumicë republikane, votat nuk janë të sigurta, pasi kostoja dyfishon deficitin primar të vitit, borxhi kombëtar ka kaluar 40 trilionë.
Ekonomistë të Tax Foundation dhe CRFB thonë se tarifat mbulojnë ndoshta një të dhjetën e shumës, pagesa në ekonomi të ngrohtë rrezikon inflacion dhe interesa më të larta.
Nga dotë vijnë 1.3 trilionët?
Shtëpia e Bardhë flet për investime private dhe “mbeturina” qeveritare. Në praktikë, presidenti nuk printon para pa autorizim të Kongresit.
Burimi i pretenduari nga rritja tarifave(s.p.sh. Kandan 100%) është i pamjaftueshëm. Mbetet borxhi i ri ose prerje të tjera shpenzimesh që ende nuk janë treguar.
Analiza të pavarur në SHBA, thonë se premtimi është politikisht i fuqishëm, fiskalisht i brishtë, ligjërisht i varur nga Kongresi.
Çeku 500 dollarësh i Obamacare është tjetër gjë, ngaqë rreth 500 milionë nga tarifa të tepërta të shkëmbimit federal, për rreth 1 milionë persona në 30 shtete, pa ndihmë prime.
Kurse kritikët thonë se është “pikë uji në det”, përballë rritjes së primave pas skadimit të subvencioneve.
Debati mbetet i hapur deri tani për mbështetësit, është kthim i pasurisë te qytetari. Në ndërkohë për kundërshtarët, e Trump fushatë me thes publik. Kurse për të pavarurit, një premtim i madh pa plan pagese.
Komentet e analizat në SHBA thonë se kushtetuta i jep Kongresit pushtetin e shpenzimeve duke thënë se presidenti nuk mund t’i dërgojë vetë.
Ndërsa gjykata thuhet se vështirë bllokon premtimin si fjalim fushate, por mund ta ndalojë zbatimin nëse paratë dalin pa ligj të Kongresit.
Ekspertët thonë se paditësi duhet të provojë dëm të drejtpërdrejtë.
Si përfundim nga të gjitha komentet e analizat dje dhe sot në shtypin amerikan thuhet : Zgjedhësi amerikan do të votojë në nëntor, çeku 5,000 dollarësh, deri tani, mbetet në fjalimin e Presidentit Trump ne Konventën e Jashtëzakonshme Republikane në Dallas-Texas.


