Aktualitet

Beqir Sina: Shqiptarët e Amerikës sërish protesta para konsullatës shqiptare në Nju Jork

Beqir SINA – New York
Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajti sot një tjetër protestë masive në mbështetje të zhvillimeve në atdhe.
Të dielën më 14 qershor 2026, shqiptarët e Nju Jorkut dhe shteteve përreth u mblodhën për të dytën her në një protestë të madhe përpara Misionit të Përhershém së Republikës së Shqipërisë në Manhattan.

Nën moton e qartë “Të bashkuar si një” dhe me slloganin “Për natyrën, për drejtësinë, për Shqipërinë”, ky tubim pason valën e protestave që po përfshijnë Shqipërinë prej ditësh.
Organizatorët me magafonë bënë  thirrje që ky marshim të shërbejë si një urë e fuqishme solidariteti nga diaspora për qytetarët që po kërkojnë ndryshim rrënjësor dhe llogaridhënie në vendlindje.
Një nga folësit me megafonë ishte edhe aktivistit Mark Qehaja pjesëmarrës në të dy protestat
Sipas videos ai tha sot jemi mbledhur këtu për të protestuar fuqimisht kundër plaçkitjes dhe shitjes së pasurive kombëtare, grabitjes dhe falsifikimit të pronave nga një grusht hajdutësh e banditësh të lidhur me pushtetin dhe me kryeministrin më hajdut e më ordiner që ka njohur historia jonë që nga krijimi i shtetit shqiptar.
Këto krime, tha Qehaja  filluan që nga takimi pa kushte me Vuçiçin për Kosovën, duke shkelur mbi gjakun e të rënëve për liri : “Ai mbështeti krijimin e Gjykatës Speciale në Kosovë mbi gënjeshtra, dërgoi në Hagë krerët e UÇK-së, kundërshtoi deklaratën e Parlamentit për krimet e luftës në Kosovë dhe u bë nismëtar i “Ballkanit të Hapur” që Serbia të kishte Kosovën nën kontroll.”
Sipas tij ky kryeministër detyroi mbi një milion shqiptarë të lënë vendin, shkatërroi Vjosën, Thethin dhe Valbonën.
“Futi në përplasje me policinë banorët trima të Rrjollit për të rrëmbyer pronat e tyre, miratoi paketën famëkeqe për malet dhe tani vazhdon me Vlorën e Zvërnecin – ku Vlora e flamurit, si gjithmonë, ngrihet fuqimisht në këmbë dhe me të gjithë Shqipëria!”
Ky karnaval siç e quajti ai kryeministrin Rama,  që tallet me qytetarët, që serviloset para kriminelëve e hajdutëve, duhet të shporret një orë e më parë!
“Shqiptarët,  kanë sot një mijë e një hall, një mijë e një të zeza nga ky kryeministër dhe nga 35 vjet politikë injorante e antipopullore.”
Në fund aktivisti Qehaja tha se nga:,” New Yorku, zemra e Amerikës, i dërgojmë një mesazh solidariteti rinisë shqiptare që po merr në dorë fatet e Shqipërisë, të vënë në rrezik si kurrë më parë nga një klikë kusarësh pa shpirt, pa fe e pa atdhe!”
Ndërsa sipas disa pjesëmarrësve, ky tubim synojë të përcjellë një mesazh të prerë se largësia gjeografike nuk e zbeh vëmendjen dhe as dashurinë e shqiptarëve të Amerikës për fatet e Shqipërisë, duke kërkuar me ngulm vendosjen e drejtësisë, mbrojtjen e pasurive natyrore të vendit dhe një të ardhme dinjitoze që ndalon eksodin masiv të shqiptarëve, largimin e kryeministrit Rama.