Berisha akuza Xhaçkës: Je marrë me kontrabandë armësh me bashkëshortin, prandaj voton verbërisht sot!
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend, akuzoi deputetët e PS për “korruptim të gjuhës” dhe denoncuar, sipas tij, asgjësimin e 15 bashkive me performancë të mirë.
Berisha hodhi gjithashtu akuza ndaj ish-ministres Olta Xhaçka, duke e lidhur me pretendime për kontrabandë dhe korrupsion.
“Gjuha që përdoret këtu nga deputetët e padrinos është forma më e lartë e korruptimit të gjuhës, është akti më i rëndë i korrupsionit. Është krim që transmetohet përmes medias në të gjithë Shqipërinë.
Këta po asgjësojnë 15 bashki, që kanë performancë shumë të mirë, prej të cilave ka rezervave motorike. Ka performancë më të mirë se sa këto ekzistueset.
Termat që përdorni janë një përdhosje e plotë e gjuhës shqipe. U shisni me fjalët tuaja të korruptuarve një realitet të shitur.
Ku është kjo Xhaçka? E morët vesh apo jo, në kohën që ka qenë ministre Mbrojtje, ka luajtur kontrabandën.
E morët vesh apo jo? Prandaj o qytetarë shqiptarë sot vjen e voton verbërisht se mbron kontrabandën e armëve që ka zhvilluar me të shoqin. Jo, një minutë, se kjo është një çështje e madhe shumë se unë po e ndjek, por kjo nuk shkon kështu. Se këta i detyron të dalin ai, i detyron… po sigurisht të detyron ty. Po mor po, se ty peng të morën Troplinët që kur të vunë ty në Portin e Durrësit.
Pa le më aty tek armët të çuan kontrabandistët ty. Prandaj si ka mundësi të silleni në këtë mënyrë? E përfundoj unë fjalimin, por nuk përfundojnë këta mashtrimet. Mashtrimet e tyre nuk përfundojnë kurrë!”, tha Berisha.


