Opinion

Prof.Dr. Zamira Çavo: Kur paraja që është boshti i këtij sistemi bashkohet me injorancën publike produkti është i ditur

Zyrtarë që mendojnë vendin e punës pronë private dhe shpesh zyrën vend qejfi.Politikanë që mendojnë pushteti i jep të drejtën të pasurohen në mënyrat më të dënueshme nga ligji dhe morali.

Zyrtarë që mendojnë vendin e punës pronë private dhe shpesh zyrën vend qejfi.Politikanë që mendojnë pushteti i jep të drejtën të pasurohen në mënyrat më të dënueshme nga ligji dhe morali.

Artistë që e mendojnë veten të famshëm sepse ekrani ju ka dhënë mundësinë të vet quhen të tillë, duke shkelur me këmbë jo dinjitetin por çdo grimcë vlerë që mund të ketë njeriu.

Mjek që bëjnë influencerin në rrjetet sociale duke treguar broçkulla për të fituar edhe më shumë nga sa u marrin pacientëve.

Gjyqtarë, avokatë e prokurorë qe pasi janë majmur me paratë e cvatura nga hallexhinjtë kërkojnë edhe më shumë duke shkelur mbi punën e gjithsecilit prej nesh. Plus disa kërkojnë dhe favore të tjera…

Deputetë që votojnë njëzëri për të rritur jo vetëm pagat e tyre, por për të siguruar dhe pensione të majme kur t’u vijë koha e qe e mendojnë veten zot të çdo gjëje e çdo jetë në këtë vend, duke shkelur mbi punën e gjakun e mijerave pensionistëve që shtyjnë ditët duke pritur pensionin që nuk u del as për ilaçe.

E ç’të numëroj më parë, këto i dimë të gjithë por ende nuk kemi kuptuar se paraja është sistemi, por opinioni publik është fuqia. Nëse edukimi i këtij opinioni është i barabartë me injorancën, ai përligj çdo gjë: dhe vjedhjen dhe korrupsionin dhe bordellot e paligjeruara dhe shitjen e nderit dhe ..arsimin fiktiv! Injoranca është plaga jonë me e madhe! Sa kohë nuk duam arsimin, politika nuk e do, një shumicë mësuesit e pedagogësh nuk e duan , atherë bëni bla bla nëpër rrjetet sociale dhe justifikoni këdo e çfardo bëhet në ketë vend!