Aktualitet

Deputetet e qarkut te Beratit, te mos votojne per shkrirjen e Poliçanit dhe Skraparit. Eshte vendimarrje fashiste !

Ashtu si Skrapari gjate LANÇ-it, qe shkroi histori, si me Brigadat Partizane, Kongresin e Rinise, luftrat per liri, Çlirimin e Qytetit te Pare ne Europe, me 5 shtator 1942, dhe shume beteja te luftes partizane, ku ” Tenda e Qypit” mbetet medalion ne gjerdanin e arte te LANÇ, edhe Poliçani pas çlirimit te vendit ka qene, eshte dhe do te mbetet simbol i rezistences, Mbrojtjes dhe Sigurise Kombetare.

Ashtu si “Stalingradi” qe u kthye ne industrine e “katjushkave” duke shenuar fillimin e mposhtjes se “NAZIZMIT ” duke shpetuar Boten , edhe Poliçani punoj me 3 turne per prodhimin e armeve , ku çdo shqiptar do te kishte nga 3 arme, se bashku me shqiptaret e Kosoves, shqiptaret e Maqedonise , Malit te Zi dhe Çamerise. Uzina me repartet e shumta, sidomos ‘Kimikja’ , kishin te punësuar qindra e mijera punonjes dhe specialist, nje pjese e te cileve u helmuan nga toksinat, me helëm ne gjak , me melçi te copetuar, me gure ne temth e veshka , me semundje kanceroze , vetem qe ti sherbenin Atdheut tone dhe Flamurit “Kuq e Zi”.

Ajo Uzine ishte lokomotiv e zhvillimit industrial ushtarak, që ushqeu dhe mbajti me buke , me punë e rroga , me mijera punëtor, specialistë, inxhinjer, ushtarak, kimiste etj. nga Poliçani, Berati, Çorovoda dhe rrethinat.
Poliçani kishte spitalin dhe maternitetin, qendra shendetsore dhe farmaci, çerdhe dhe kopshte per femije. Kishte mesues të talentuar të shkollave fillore , 8-vjeçare dhe te mesme ne Poliçan, Pronovik, Mbrakull dhe fshatrat rreth saj.

Sot po hidhen miliona euro ne punishte dhe magazina rreth Tiranes, per pajisjet ushtarake, armatim dhe makina ushtarake, duke sjelle lloje-lloje sorollopesh qe lobojne per Krye-Rilindasin, por askush nuk kujtohet per ‘Rilindjen’ e Uzines Mekanike ( Kombinatin) e Policanit.
U hodhen miliona euro per Satelitet që do na lajmeronin kur te binte zjarri, dhe askush nuk jep llogari se kush i mori ato miliona ?!

U hodhen miliona euro per avionët e Air Albania, njerin e quajten, Ismaili, tjetrin Lasgushi, tjetrin Migjeni, etj, etj. Por ata kane mbetur ne aeroportet e botes, se nuk kane paguar taksat dhe jane mbytur ne borxhe. Uzina e Poliçanit dhe Uzina e aviacionit ne Kuçovë jane afer dhe mund te behej nje bashpunim, po te deshironi agallaret e politikes.

Por fisheket dhe armet i shiten , te majte e te djathte, duke filluar nga 1990 deri ne 2008-en, duke fituar miliona euro.

U dhane miliona euro per nje palo kengetar qe mbrriti nga shkretetira e larget, por nuk jepet asnji qindarke per kengen popullore tradicionale per rrugen e Kulmakut ku mblidhen cdo vite mbi 450 mije besimtare…!

Ndaj kush e do Skraparin dhe Poliçanin ti thote JOOO me VOTE ne Kuvend , shkrirjes se ketyre qyteteve, qe po shkaterrohen qellimisht dhe politikisht per ti fshire nga faqa e historise dhe bashke me to edhe varret e te pareve tane.

Rrofte Poliçani ! Rrofte Skrapari !
Koha eshte e servileve dhe maskarenjeve , por Skrapari dhe Policani eshte dhe do te mbeten simboli i pavdeksise …
Posht Tradhetarët e Kombit.

Te gjithe ata qe do te heshtin, se bashku me 7 deputetet e Qarkut Berat do ti mbuloje Turpi , nese e votojne kete palo Ligj , dhe do të konsidetohen Kolaboracioniste Politiko-Fashist !