Dëshmia e Albert Xhanit: Kryebashkiaku Rama ndryshoi destinacionin e pronave të Partizanit, na dolën 200-300 pronarë të tokës
Ish- presidenti i klubit Partizani ka dëshmuar sot në seancën e radhës gjyqësore që u bajt në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për dosjen “Partizani”, me të pandehur ish kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe disa të tjerë.
I pyetur nga SPAK për marrëdhënien mes klubit dhe shoqërisë “Partizani”, Xhani deklaroi se rreth viteve 2000-2001 u bë shndërrimi i shoqatës sportive në shoqëri aksionere, sipas ligjeve të kohës dhe rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s.
Ai tha se për terrenet sportive nuk kishin dokumentacion pronësie dhe fillimisht kishte menduar se toka nuk kishte pronarë. Sipas tij, më vonë u mësua se prona kishte rreth 200-300 ish-pronarë, të cilët nuk kishin marrë dëmshpërblimin përkatës.
Në dëshminë e tij, Xhani akuzoi ish-kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama, se ndryshoi destinacionin e terreneve sportive të Partizanit. Ai tha se kishte komunikuar personalisht me Ramën në kohën kur ky i fundit drejtonte Bashkinë e Tiranës, për të siguruar leje për rikonstruksionin dhe zgjerimin e fushave sportive.
“Ishte kryetar bashkie. E lamë të takohemi. Kur e takova i thashë, e kam shtyrë murin. Ti i thashë më jep leje për fushat. Doli leje pas 15 ditësh, për fushat e Partizanit. E kam pasur atë lejen deri para pak vitesh me firmën e tij. Ai më tha, nuk ndryshon desrinacioni i tyre. Ato ashtu do rrinë.
Disa kohë me vonë me merr Bejkush Birçe. Më tha është hapur një varr. Ishte ndryshuar destinacioni. E mora zotin kryeministër, por nuk mu përgjigj. Nga ai moment nuk kemi folur më. Shkaktari që u bë që ne të mbetemi pa terrene sportive është kryetari i atëhershëm bashkisë, Edi Rama“, tha ai.
Në lidhje me Ministrinë e Mbrojtjes, Xhani tha se institucioni mbante një përqindje simbolike aksionesh për shkak të emrit dhe stemës së klubit, por sipas tij, ai nuk kishte marrë asnjë financim nga Ministria.
“Ministria donte të mbante stemën dhe emrin, ndaj ishte me 1 % aksionere me duket. Na ofruan edhe 80 mln lekë çdo vit. Unë nuk i pranova dhe nuk kam marrë nga ministria asnjë lek”, tha ai.
Prokuroria: Na sqaroni marrëdhënien me klubin dhe shoqërinë Partizani?
Xhani: Në vitin 2000 kemi bërë shndërrimin e shoqatës Partizani në shoqëri aksionere, sipas ligjit dhe sipas rregullave të Fifa dhe Uefa. Unë u zgjodha president.
Nga 2000 deri ne 2013 vijuam si shoqëri aksionere. Për terrenet nuk kemi pasur asnjë dokumentacion. Unë kam menduar se aty nuk kishte pronar. Më vonë mësuam se aty iahin nja 200- 300 pronarë.
Pronarët e klubit nuk e kishin marrë dëmshpërblimin, ato napolonët e floririt. Avokati im me tha: Ka veç një rrugë, nëse destinacioni është për qëllime publike, mund të përfitosh me kontratë përdorimin. Nëse del në privatizi, ti nuk merr asgjë. Automatikisht i lind e drejta e parablerjes ish- pronarëve. Disa nga pronarët me thanë: Toka është e jona. Më thanë të më japin edhe lekë, por nuk pranova.
Pata edhe një fatkeqësi në familje. Në vitin 2002 ose 2003 kishim një kontradiktë, Partizani me Sinoptikën. Ish- sportistët me thonin se muri i Sinoptikës ishte 2 metër me tutje. Unë e shtyva, të zgjeroja mini kalçeton.
Këta më çonin një herë në 3 ditë në polici. I thashë këtij të gjatit, kryeministrit në telefon, ku je. Ishte kryetar bashkie. E lamë të takohemi. Kur e takova i thashë, e kam shtyrë murin.
Ti i thashë më jep leje për fushat. Doli leje pas 15 ditësh që fushat e Partizanit. E kam pasur atë lejen deri para pak vitesh me firmën e tij. Ai më tha, nuk ndryshon desrinacioni i tyre. Ato ashtu do rrinë.
Disa kohë me vonë me merr Bejkush Birçe. Më tha është hapur një varr. Ishte ndryshuar destinacioni. E mora zotin kryeministër, por nuk mu përgjigj. Nga ai moment nuk kemi folur më. Shkaktari që u bë që ne të mbetemi pa terrene sportive është kryetari i atëhershëm bashkisë, Edi Rama.
Prokuroria: Po ministria e Mbrojtjes?
Xhani: Ministria donte të mbante stemën dhe emrin, ndaj ishte me 1 % aksionere me duket. Na ofruan edhe 80 mln lekë çdo vit. Unë nuk i pranova dhe nuk kam marrë nga ministria asnjë lek.
Janë bërë 3 asamble tek Shqup. Kanë marrë pjesë përfaqësues të ministrisë. U bë konform rregullave dhe ligjeve.
Prokuroria: Keni bërë investime?
Xhani: Kemi bërë rinovim të ambienteve. Fushat kanë vajtur 200-300 mijë. Kur jemi larguar nuk kam marrë asnjë send me vete. Kur e merr në lule të ballit nuk i vë më re të tjerat. Nga 2010 nuk ishim mirë nga financat dhe erdhën këta Parot-Barot-Laroy.

