Politikë

Diaspora i bashkohet protestës, mijëra qytetarë para Kryeministrisë

Edhe këtë të shtunë qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 105-të.

Në protestën e sotme janë bashkuar edhe shqiptarët nga diaspora të cilët kanë udhëtuar drejt Tiranës për t’iu bashkuar marshimit.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale. Si çdo protestë tjetër, pas fjalimeve protestuesit pritet të marshojnë në rrugët e Tiranës.