Aktualitet

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin “Skëndërbej”

Kryeqyteti është bërë sërish epiqendra e lëvizjes qytetare, ndërsa ka nisur grumbullimi për protestën e 40-të radhazi.

Qindra qytetarë janë mbledhur këtë pasdite në sheshin “Skënderbej”, të pajisur me pankarta që artikulojnë kërkesat e tyre për ndryshim dhe reagimin ndaj situatës aktuale politike e sociale.

Sheshi “Skënderbej” është shndërruar në pikën e bashkimit të protestuesve, të cilët, pas organizimit fillestar, pritet të nisin marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.