Dorëheqja e Kupit, ish-këshilltarja e BKH-së emërohet drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve
Sadleva Bodo është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas dorëheqjes së Adriatik Kupit.
Bodo ka mbajtur më herët pozicionin e këshilltares ligjore të drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit si dhe pozicione të rëndësishme në Ministrinë e Brendshme, gjatë kohës që ky institucion drejtohej nga Fatmir Xhafaj.
Sipas jetëshkrimit të publikuar në faqen e SPAK, nga maji 2018 deri në gusht 2021, Bodo ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë së Integrimit Europian, Koordinimit, Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe Asistencës në Ministrinë e Brendshme.
E lindur më 29 janar 1988, Bodo është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2010. Më pas ka ndjekur studime pasuniversitare në Ëayne State University në Detroit, SHBA, dhe në Universitetin e Maastricht-it në Holandë.
Prej dhjetorit 2022, sipas CV-së zyrtare, ajo është edhe anëtare e Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.


