“E çova në shkollë dhe nuk m’u kthye”/ Nëna e Martin Canit mesazh në protestë: Jam me ju për fëmijën tim dhe fëmijët shqiptarë
Një moment prekës është shfaqur në protestën masive në Tiranë përmes fjalimit të mamasë së Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra tragjikisht përpara shkollës së tij në kryeqytet.
Mes revoltës, ajo iu drejtua qytetarëve të mbledhur përpara Kryeministrisë, duke bërë thirrje për siguri dhe drejtësi për fëmijët shqiptarë.
“Mendova të bashkohem me ju për fëmijën tim dhe fëmijët shqiptarë kudo që janë. Duam siguri! E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më. Jo nga paedukata, por nga pakujdesia e këtyre që kanë degraduar arsimin, shëndetësinë e të gjitha me radhë! Kam 18 muaj që protestoj dhe më mbushet zemra teksa shoh Tiranën të mbushur me rini! Duam drejtësi dhe rend nëpër gjykata, duam drejtësi! Poshtë kjo qeveri e krimit, poshtë Edi Rama! Duam drejtësi!” u shpreh ajo mes duartrokitjeve të shumta të protestuesve.

