Aktualitet

EMRI/ ‘One Albania’ e la punonjësin të ngrinte ‘si Deda’ në dëborë! 50-vjeçari nuk lëviz e as nuk flet dot

Punonjësi i kompanisë telefonike i cili u gjet pa ndjenja në mes të dëborës mësohet se punon për kompaninë telefonike “One Albania”, ndërsa është identifikuar si Lumturi Kamberi.

Punonjësi u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore në antenat e Midës në Pukë dhe u dërgua nga ekipet e Urgjencës Kombëtare drejt spitalit të Traumës në Tiranë, me helikopter.

Po ashtu mësohet se Kamberi u dërgua fillimisht në Spitalin e Traumës, ku ka marrë ndihmën mjekësore emergjente. Ndërsa thuhet se pak minuta pasi u shtrua te Trauma punonjësi është transferuar në një spital privat.

Kamberi thuhet se ka pësuar probleme serioze shëndetësore dhe nuk mund të lëvizë njërën këmbë e as nuk është në gjendje të komunikojë.

Deri më tani policia nuk ka arritur të marrë dot dëshminë e tij për shkak se nuk është në gjendje që të komunikojë dot.

Në lidhje me këtë situatë, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga kompania “One”./Newsbomb