Aktualitet

Erion Veliaj dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon t’i hiqet masa “arrest me burg”

Erion Veliaj ka dorëzuar rekurs në Gjykata e Lartë duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Mësohet se kërkesa është depozituar më 6 maj, ndërsa Veliaj kërkon që masa aktuale të zëvendësohet me një masë më të lehtë sigurie, si garancia pasurore ose detyrimi për paraqitje.

Erjon Veliaj është nën gjykim nga GJKKO për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, ndërsa mbahet në burg prej shkurtit të vitit të kaluar.