“Finalja e të dëshpëruarve” me Francën, po kthehet në festë për Anglinë! (Rezultati spektakolar)
Anglia ka zhvilluar një pjesë të parë spektakolare ndaj Francës në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026, duke udhëhequr me rezultat të thellë 4-0 pas 45 minutave.
Deklan Rice hapi serinë e golave që në minutën e 3-të, ndërsa Ezri Konsa dyfishoi epërsinë në minutën e 18-të pas asistimit të Rice. Bukayo Saka realizoi golin e tretë në minutën e 37-të pas një pasimi nga Marcus Rashford, përpara se të shënonte edhe të dytin personal në kohën shtesë të pjesës së parë (45+1’), këtë herë i asistuar nga Eberechi Eze.
Franca u shfaq e pafuqishme përballë ritmit dhe efikasitetit të anglezëve, duke mos gjetur asnjë përgjigje ndaj dominimit total të “Tre Luanëve”.
Nëse ruan këtë epërsi edhe në pjesën e dytë, Anglia do ta mbyllë Botërorin 2026 në vendin e tretë, ndërsa Franca do të largohet me një humbje të rëndë.

