Aktualitet

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq!

Ky është vendi ku fshihej autori i ngjarjes së rëndë në Maliq.

Siç shihet edhe nga pamjet, stani ku fshihej autori, Violand Braçellari ishte në një zonë të pyllëzuar.

Violand Braçellari, 43 vjeç ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me 10 vite burg për prodhim e shitje të narkotikëve. 43-vjeçari ishte fshehur në një stan në Lozhan. Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së tyre  dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë.

Si pasojë e kësaj ka humbur jetën efektivi Ene Mekolli dhe u plagos efektivi tjetër i policisë, Edison Adri.

Adri është qëlluar me plumb që i ka përshkuar faqen nga njëra anë në tjetrën, duke i dëmtuar rëndë nofullën. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës.