Politikë

Gjyqi i Metës/ Edmond Spaho: Berisha harroi aleatin e tij, turp i madh! LSI e solli dhe e mbajti PD-në në pushtet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka evidentuar mungesën e reagimit të partisë për nisjen e gjyqit në themel të Ilir Metës dhe refuzimin për transmetimin publik të seancës.

Ai shkruan në rrjetet sociale se asnjë udhëheqës i PD nuk ka folur apo protestuar për mbajtjen në kafaz të ish-presidentit, një shenjë se partia dhe kryetari i saj, Sali Berisha, kanë harruar PL dhe Metën.

Spaho ka renditur rastet kur LSI, sot Partia e Lirisë, ka ndihmuar PD për të fituar pushtetin dhe rezultatin “katastrofik” kur kjo e fundit nuk ka pranuar të qëndrojë krah saj. Ai shprehet se pavarësisht nëse ish-kryeministri është apo jo fajtor, duhej të mbështetej fuqimisht për dy kauzat e ngritura

Ndoqa sot gjyqin ndaj Ilir Metes dhe reagimin e politikes, vecanerisht opozites per mbajtjen e tij ne kafaz dhe refuzimin per transmetimin e gjyqit per publikun.

Mu kujtuan shume ngjarje te se shkuares ku kam qene deshmitar:

LSI solli PD ne pushtet ne zgjedhjet e vitit 2005. Pa votat qe LSI me kandidatet e saj i hoqi PS, opozita nuk vinte ne pushtet.

LSI e mbajti PD ne pushtet ne 2009 me kater mandatet e saj.

PD nuk preferoi te bashkohej me LSI ne zgjedhjet e vitit 2017. Beri marreveshje per bashkeqeverisje me Edi Ramen. Rezultati katastrofik dihet.

Per objektivat politike por idiote te PD, LSI pranoi te djege mandatet ne vitin 2019.

LSI me qellim nuk u pranua si pjese e listave te perbashketa te opozites ne zgjedhjet e vitit 2021. Per kete humbem zgjedhjet me 30 mije vota diference me PS

LSI e mbeshteteti Rithemelimin si te ishte pjese e tij.

Sot asnje udheheqes ne PD nuk foli dhe protestoi, qofte edhe formalisht, per Ilir Meten qe e mbajne ne kafaz dhe qe nuk pranojne qe gjyqi te transmetohet per publikun.

PD ka harruar aleatin e saj LSI/PL dhe Berisha e harroi Meten.

Turp i madh edhe per disa deputete te PD te cilet kane ngrene buke ne politike per shkak te lidhjeve me Meten dhe PL.

Une nuk di nese Ilir Meta eshte apo jo fajtor, por ai kishte te drejte per te dy ceshtjet e ngritura dhe duhej mbeshtetur fort“, shkruan Spaho.