Gjyqi në GJKKO pa Veliajn e Xoxën, Ndreca mungon, gjobitet me 50 mijë lekë! Valentina Teodoresku caktohet avokate kryesisht, seanca shtyhet më 15 shtator
Avokati Plarent Ndreca kërkoi shtyrje të seancës pasi ndodhej në një proces civil në gjykatën e Tiranës si përfaqësues i Arbjan Maznikut. AI u gjobit me 50 mijë lekë për mungesë të pajustifikuar. Kryebashkiakut iu pezulluan edhe afatet e paraburgimit.
Erion Veliaj nuk u paraqit as sot në seancën e radhës për gjyqin në themel. Por, në seancë s’mundi të ishte i pranishëm as avokati Plarent Ndreca që kërkoi shtyrje të seancës pasi ndodhej në një proces civil në gjykatën e Tiranës si përfaqësues i Arbjan Maznikut.
Për prokurorin Ols Dado, kjo rrethanë përbën mungesë për zhvillimin e seancës dhe kërkoi gjobë për Ndrecën dhe avokat kryesisht për Veliajn.
“Pengesë për zhvillimin mosmarrja pjesë e avokatit të Erion Veliajt. Gjykata ta shtyjë seancën. Duhet të caktohet kryesisht. Pretendimi nuk është i ligjshëm e gjykata të caktojë gjobë për avokatin. Të pezullohen avokatët”, thotë prokurori Ols Dado.
Pretendimi i akuzës u pranua dhe për Ndrecën u caktua 50 mijë lekë gjobë për mungesë të pajustifikuar. Avokate kryesisht u caktua Valentina Teodoresku për të mos shtyrë proceset, ndërsa u pezulluan edhe afatet e paraburgimit për kryebashkiakun.
Ashtu si herën e kaluar, as Xoxa nuk u paraqit, ndërsa mbrojtja e saj u përfaqësua nga dy avokatët Gurali Brahimllari dhe Maksim Haxhia.Pala mbrojtëse dorëzoi një raport mjekësor ku vërtetohej se Xoxa është në të njëjtat kushte shëndetësore pas lindjes me operacion dhe nuk ka mundësi të jetë vetë e pranishme. Herën e kaluar, ajo kërkoi pezullim të procesit me 2 muaj.
Brahimllari: Ndonëse mendojmë se ai raport mjekësor që depozituam seancën e kaluar si për çdo nënë në shqipëri, ka efekt. Dje ka bërë konsultë tek mjeku meqë mori njoftim për seancën e sotme që të dinte nëse ishte e mundur për të marrë pjesë, dhe vijon të jetë në të njëjtën situatë që bën të pamundur të jetë prezent dhe të bëjë mbrojtje efektive”, thanë avokatët.
Ols Dado: Për shkresën e dërguar nga mjeku, edhe herën e kaluar gjykata i dha përgjigje. Shkresa që paraqiti mbrojtja për Ajola Xoxën nuk specifikon gjendjen e të pandehurës. Nuk përbën shkak për mungesë në seancKëtu thuhet se i është nënshtruar operacionit cezarian.
Brahimllari: Raporti mjekësor për ne është në fuqi ai i datës 29 qershor dhe i ka 63 ditë.
Elsa Ulliri: I kemi thënë në seancën e kaluar.
“Konsulta e paraqitur nga Ajola Xoxa e mjekut Orion Gliozheni nuk përbën shkak për mosparaqitjen e saj”, tha gjykata.
Seanca shtyhet për më 15 shtator.
Lajm në përditësim…

