Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Paskuqan
Një argjendari në zonën e Paskuqanit është grabitur paraditen e sotme nga persona ende të paidentifikuar, të cilët, sipas informacioneve paraprake, kanë vepruar nën kërcënimin e armëve të zjarrit. Autorët kanë marrë sende me vlerë dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.
Sipas të dhënave të para, dyshohet se autorët kanë qenë dy persona që lëviznin me një motomjet, të cilin e kanë përdorur për t’u larguar menjëherë pas grabitjes. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar gjatë ngjarjes.
Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Po grumbullohen provat dhe po verifikohen kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me detaje të mëtejshme për rrethanat e grabitjes.


