Haxhi Isufi: Dy presidentë me sindikata ‘të vdekura’
Në një kohë kur vendi ka mbi pesë muaj që proteston për të ndryshuar llumin 36 vjeçar që ka ndotur vendin, dy Presidentët e Sindikatave më të mëdha ne Shqipëri flenë gjumë dhe shohin nga televizori. Presidenti i Sindikatave të Pamvarura Gëzim Kalaja dhe Presidenti i Konfideratave Kol Nikolli janë me sa duket të vetëdënuar me arrest-shtepie. Mire Kola se e kam ditur me kohë që është në atë detyrë sa me u gjet Kola në punë, por me bën çudi heshtja e Mikut tim Gezim Kalaja. Pse u është mbyllur goja këtyre? Pse këto kanë frike të flasin?
Mire Kola se ai është kryetar i Sindikatave të Partisë që qeveris sot, po Gëzimi që ishte kryetyar i Sindikatave të Qeverisë që qeveriste dje pse hesht? Të pakten të thonë vetëm një fjalë, i mbështesin apo jo protestuesit. Po këta a duhet të ikin bashkë me Ramën e Berishën se dhe kë ta u bënë nga 36 vite që vetëzgjidhen ,me zgjedhje demokratike. Mire që “varrosën” sindikalizmin, por të paktën një fjalë duhet ta thonë për të justifikuar vulat që mbajnë në xhep. Dhe nuk ka krim me të madh se sa nje vendi ti varrosesh Sindikalizmin se në këtë mënyrë ti i vdes shpirtin Protestues dhe e zevëndëson me heshtjen. Bëhuni ore burra një herë se heshtja u kthen në burracakë, Me vjen keq për mikun tim Gëzimin se Kola dihet. Ka një gjë që nuk shkon në këtë mes që ju nuk flisni. Me sa duket se dhe ju keni futur lugën në çorbën e fëlliqur të korrupsionit. Ka ca fjalë që thonë së ato nuk flasin ngaqë e kanë lënë të flasin njëherë e mirë në SPAK.


