Opinion

Haxhi Isufi: Më vjen turp, vajza e vogël në protestë, unë të shikoj nga televizori, protestën e rinisë pa parti!

Më vjen turp, ti shpirt në protestë, unë të shikoj nga televizori!

Nuk mund të mbetet ky vend peng i 100 hajdutëve dhe 100 bandave që i ruajnë. Nuk mund të mbetet ky vend peng i një drejtësie që kanë krijuar këto hajdutë e banda. Duam një model të ri dhe drejtësi .Ishim 35 vjeç kur thërrisnim ‘Drejt Europës’, dhe u bëmë 70 vjeç prap me thirrjen ‘Drejt Europës’. Mjaft më . Ikni, hapini rrugën brezit të ri.

Po ndjek protestën e rinisë pa parti. Një turmë e bukur, të rinj, çifte, gra me karroca me bebe brenda, kishte dhe pensionistë, të gjithë si engjëj, por u ndjeva i poshtëruar dhe në turp tek shikoja këtë ëngjëll të vogël tek thërriste para protestuesve L”Shqipëria është e jona”. Po shpirt, e jotja është Shqipëria, nuk është e jona, i joni është Turpi që u sollëm në këtë ditë. Kjo është protesta e parë që është shqiptare në këto 36 vite . Kjo është protesta e Rinisë së Shqipërisë, dhe jo ajo e 90-tës Rinisë së Ramiz Alisë. Në atë kohë rininë e vërtetë e degdisën, dhe nga pushteti ikën Komunistët Puniste dhe erdhën Komunistët Demokratë. Ka ardhur koha që të heqim nga sytë fytyrat e vjetra, janë bërë demode, banale, mendjemëdhenj dhe bukëshkalë me këtë popull. Kanë vjedhur dhe plaçkitur gjithçka,na zhveshen nga pronat e dinjiteti, tani tentojnë të na hyjnë në familje tek nipat e mbesat,t’u tjetërsojnë moralin dhe gjininë.

NOA

Mjaft ! Ka një cak dhe caku ka ardhur. Ikni, ikni të gjithë pa përjashtim, të ikin dhe ata që nuk i duam , por edhe ata që i duam, se Rinia është gjithçka. Nuk mund të mbetet ky vend peng i 100 hajdutëve dhe 100 bandave që i ruajnë. Nuk mund të mbetet ky vend peng i një drejtësie që kanë krijuar këto hajdutë e banda. Duam një model të ri, duam drejtësi, për familjen, për pronën, për Atdheun, jo një drejtësi qe ka 30 vite që nuk e ul Sali Berishën në bankën e të akuzuarve, i akuzuar për fajdet, për 97-tën, shkatërrimin e pronës, shkatërrimin e ushtrisë, 21 Janarin, Gërdecin dhe e marrin për korrupsion apartamentesh, apo një drejtësi që të bën gjyqe fustanesh e bileta avioni , por jo për milionat e vjedhura, ndërsa gjyqtarin dhe prokurorin hajdut e bëjnë deputet.

Mjaft me 80 % të sallës së Parlamentit që është mbushur me servilë, injorantë dhe pa pikë kredencialiteti popullor, por thjeshtë, skutha , manekinë që dinë të ngrejnë vetëm dorën. Sot një deputet ka rrogën sa për 50 pensione, televizionet janë mbushur me analista analfabetë, spiunë të shitur që nuk i do as familja e vet dhe për natë llomotisin secili në favor të hajdutit të vet. Ka pambarim halle ky vend, ndaj më vjen turp para atij vocërraku të bukur.

Heshtja jonë ka qënë një pritje ‘hë se do bëhet më mirë’, por tani i erdhi fundi. Ishim 35 vjeç kur thërrisnim ‘Drejt Europës’, dhe u bëmë 70 vjeç prap me thirrjen ‘Drejt Europës’. Mjaft më ! Ka kaluar çdo cak. Nuk e bëni dot? Ikni, hapini rrugën brezit të ri. Tek kjo protestë nuk ka asnjë agjent të huaj, agjentët e huaj janë ata që flasin kundër kësaj proteste. Ne prindërit dhe gjyshërit nuk e bëmë dot. Tani të heshtim,të dalim nga shtëpia e të mbështësim femijët, nipërit e mbesat tona që kërkojnë një Shqipëri si e ënderrojnë ata. Të dalim nga shtëpia e të mbështesim rininë. Mijëra apartamente kemi bosh në Shqipëri, dhe mijëra të rinj nuk dinë ku të fusin kokën e të bëhen çift. Mjaft më! Dhe duke filluar nga nesër i bëj thirrje të gjithë bashkëmoshatarëve të mi të mbështesim këtë bebin e vogël në foto.