Aktualitet

Hera e parë që protestuesit dënohen/ Trazirat në tubimin e PD-së, pesë persona lihen në burg, gjashtë të tjerë detyrim paraqitje

Sot u mbajt në Gjykatën e Tiranës seanca për masën ndaj 11 protestuesve të arrestuar në protestën e PD të së premtes.

Kjo është hera e parë që protestuesit dënohen, ku 5 protestues u dënuan me burg, ndërsa 6 të tjerët detyrim paraqitjeje.

Në burg u lanë: Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvel Tocilla dhe Semi Bici.

Bëhet me dije se avokatët e tyre kërkojnë që masat të mos i shqyrtojë gjyqtari aktual, Enkel Peza.

Kjo pasi ata pretendojnë se ai dhe familjarët e tij kanë mbajtur funksione në strukturat lokale të PS në Kavajë, por kërkesa e tyre u rrëzua.

Arrest me burg:

1. Kelmend Çuçka
2. ⁠Bujar Tusha
3. ⁠Henri Shapllo
4. ⁠Mirvet Toçilla
5. ⁠Sem Bici

Detyrim paraqitje:

1. Igball Domi
2. ⁠Gentian Tuga
3. ⁠Ernest Kapo
4. ⁠Edison Shyti
5. ⁠Bardhyl Ndou
6. ⁠Sokol Bajraktari