Aktualitet

I akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, mbyllet me tensione seanca ndaj Ilir Selmanit në GJKKO, shtyhet shpallja e vendimit

I akuzuari për vrasjen e policit Santiago Malko, Ilir Selmani, është paraqitur sërish këtë të hënë në GJKKO.

Njësoj si disa ditë më parë, ai u fut në ambientet e brendshme të Gjykatës nën masa të rrepta sigurie.

Por seanca është mbyllur me tension në GJKKO pas shqyrtimit gjyqësor, teksa vendimi do të shpallet më 17 korrik.

Selmanit masa “arrest me burg” i është zëvendësuar me “arrest shtëpie” për shkak se përfunduan afatet ligjore te paraburgimit.