Opinion

Inxh. Niko Naska: Projektimi i veprave portuale!

(Kujtesë për të patur objekte të fortë, të qëndrueshëm, rezistentë, jetëgjatë etj.

Objektet administrative, shëndetësore, kulturore të shërbimit industrial etj. që ndërtohen në funksion të objektit kryesor portual projektohen sipas dokumentacineve teknike të objekteve shoqërore të grupit të parë.  Zbatimi i këtyre rregullave teknike të projektimit, ndërtimit, kontrollit, mirëmbajtjes etj. bëjnë që këto vepra portuale të jenë të forta, rezistente, të qëndrueshme, jetëgjatë dhe sa më komode në shfrytëzim. 


Projektimi i veprave portuale përbën një nga proceset më të rëndësishme në fushën e ndërtimit dhe inxhinierisë detare, pasi lidhet drejtpërdrejt me sigurinë, funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të porteve dhe objekteve ndihmëse. Inxhinieri Niko Naska thekson se çdo vepër portuale duhet të projektohet mbi baza të forta teknike dhe shkencore, duke u mbështetur në studime gjeologo-inxhinierike, hidrologjike, sizmike dhe ekonomike. Projektimi realizohet në dy faza kryesore, projektideja dhe projektzbatimi, ku përcaktohen zgjidhjet më të përshtatshme teknike, vendndërtimi, mënyra e organizimit të punimeve dhe përdorimi i materialeve ndërtimore. Qëllimi kryesor i këtyre projekteve është ndërtimi i objekteve portuale të forta, rezistente ndaj kushteve detare, jetëgjata dhe sa më efikase në përpunimin e mallrave dhe funksionimin industrial.Ja analiza e plotë e Ing. Niko Naskës.

Projektimi i veprave portuale kryhet në dy faza projektimi:

Projektideja
Projektzbatimi

Përmbajtja e projektidesë dhe projektzbatimit të veprave portuale, që ndërtohen në det ose në ujërat e brëndshme dhe detyrat që zgjidhin janë Projektideja. Projektideja hartohet në bazë të detyrës së projektimit dhe dokumenteve që e shoqërojnë, si edhe në të dhënat e studimeve gjeologo – inxhinierike, hidrologjike, klimatike, pedologjike, sizmike, të dinamikës së sedimenteve dhe të rilevimit hidrografik dhe topografik. Gjatë hartimit të projektidesë mbahen parasysh përvoja e ndërtimeve të ngjashme të kryera, si dhe të dhënat e literaturës teknike përktëse. Projektideja hartohet të paktën në dy zgjidhje.

Detyrat kryesore që zgjidhen në projektidenë e një vepre portuale janë:

-Përcaktimi i mundësisë teknike dhe i asaj të një zgjidhje racionale ekonomike të ndërtimit të veprës në zonën e dhënë.
-Përcaktimi i saktë i vendndërtimit të veprës. Përcaktimi i rrjetit të furnizimit me ujë, energji elektrike, karburant, ajër etj.
-Përcaktimi i zgjidhjes më të përshtatshme tekniko – ekonomike për ndërtimin e veprës, duke pasur parasysh dhe zhvillimin perspektiv.
-Përcaktimi i burimeve të furnizimit me materjale për ndërtimin e veprës.
-Përcaktimi i mënyrës së organizimit për ndërtimin e veprës dhe kohëzgjatjes për ndërtimin e saj. Përcaktimi i treguesve themelorë tekniko – ekonomikë dhe i kushtimit të veprës nëpërmjet preventivit paraprak.

Projekte teknologjike për montimin e makinerive e paisjeve të përpunimit të mallrave në mjetet lundruese, hekurrudhore, automobilistike etj. hartohen nga specialistët e fushave përkatëse me qëllimin e vetëm, që përpunimi i ngarkim ,shkarkimit të mallrave të ndryshëm të bëhet për një kohë sa më të shkurtër.

Përmbajtja e projektidesë
-Projektideja e një vepre portuale në vija të përgjithshme përmban: parashtresën, vizatimet, llogaritjet, preventivin paraprak, relacionet e studimeve të ndryshme dhe dokumentet e procedurës së miratimit.
-Mendimi me shkrim i sektorit të kontrollit tekniko – ekonomik të Institutit të Ndërtimit.
-Miratimi i projektidesë nga organi kompetent. Përmbajtja e projektidesë duhet të jetë e qartë dhe e saktë. Paraqiten vetëm ato materjale që janë të mjaftueshme për të bazuar zgjidhjet tekniko – ekonomike të veprës;
-Investitorit, për miratimin e projektidesë i dërgohen parashtresa, vizatimet ndërtimore, preventive paraprak dhe dokumentet e procedurës së miratimit.

Në projektidenë e një vepre portuale përfshihen këto materjale:

-Detyra e projektimit me dokumentet përkatëse që e shoqërojnë.
– Studim mbi kushtet gjeologo – inxhinierike të zonës së ndërtimit të veprës. Ky studim bazohet në materjalet ekzistuese, në rikonjicion në vend, në shpime në vend etj.

Në këtë studim jepen:
a) Raporti mbi kushtet gjeologo – inxhinierike të sheshit të ndërtimit, ku përfshihen:
– Kushtet gjeomorfologjike të sheshit të ndërtimit.
– Ndërtimi litologjik facial;
– Kushtet hidrogjeologjike të sheshit të ndërtimit.
– Vetitë gjeoteknike (mekanike dhe fizike) të shtresave.
– Konkluzion për zgjedhjen e vendndërtimit më të përshtatshëm nga ana gjeologjike.
b)  Materjali grafik ku përfshihen:
-Plansheta topografike dhe hidrografike me punimet faktike të kryera në shkallë 1:500 deri 1:2000.
-Harta gjeologo – inxhinierike dhe profilet gjeologo – litologjike sipas akseve kryesore të objekteve ose sipas akseve të shpimeve të kryera (kur nuk janë përcaktuar akoma pozicionet e objekteve).
– Studimi hidrologjik i zonës së ndërtimit të veprës.

Në këtë studim jepen:

– Valëzimi, ku përcaktohen lloji i valëve, lartësia, gjatësia, periudha dhe rastisja e tyre sipas drejtimit dhe lartësisë, si dhe parametrat e valëzimit me siguri të ndryshme.
– Niveli i ujit, ku përcaktohen kuota e nivelit mesatar, minimal dhe maksimal për periudha të ndryshme, përsëritje dhe kurba e sigurisë së niveleve.
– Rrymat e ujit, ku përcaktohet drejtimi i lëvizjes dhe shpejtësia e tyre.
– Studimi klimatik i zonës së ndërtimit të veprës.

Për punime ndërtim kalate ose pontili me pilota: plani nguljes së pilotave, mjetet për transportimin e tyre(mauna), mjetet e ngritjes nga mauna (bigë ose batipal lundrues), mjeti i nguljes (batipal lundrues), rrugët e lëvizjes së mjeteve, fazat e montimit, betonimit të elementëve të kalatës ose pontilit (jastëkë, trarë, soleta).

Në këtë studim jepen:

a) Era, ku përcaktohen:
– Rastisjet në përqindje sipas intervaleve të shpejtësisë së erës (1-5 m/sek, 6-10 m/sek, 11-15 m/sek, 16-20 m/sek, mbi 20 m/sek) për drejtime të ndryshme. – Periudha e përsëritjes në vjetë të shpejtësive maksimale të erës sipas 8 drejtimeve kryesore.
b) Mjegulla, ku përcaktohet numri i ditëve në të cilat shikimi horizontal është më i vogël se 1000 m
– Studimi i dinamikës së sedimenteve në zonën e ndërtimit të veprës sipas nevojave dhe rëndësisë së saj.
– Rilevimi hidrografik (batimetria) i zonës ujore të ndërtimit të veprës.
– Rilevimi topografik i zonës tokësore të ndërtimit të veprës.
– Vizatimet, ku zakonisht përfshihen: a) Plani i vendosjes së veprës, lidhja me rrugë e hekurudhë ( sipas nevojave) dhe rrethimi i saj në shkallë 1/5000, 1:2000, 1:1000 dhe 1:500 me miratimin sipas institucioneve.
b) Plani i përgjithshëm i veprës me prerjet gjatësore dhe tërthore.
c) Plane të veçanta të pjesëve të veprës me prerjet gjatësore dhe tërthore.
ç) Zgjidhjet konstruktive të objekteve kryesore të veprës me planimetri dhe prerje duke treguar dhe shtresat gjeologjike.
d) Furnizimi i veprës me energji elektrike, ujë dhe karburant.
e) Sistemi i mbrojtjes kundër zjarrit, i miratuar nga organet e MKZ.
f) Plan organizimi i punimeve, ku tregohet:
– Për punime ndërtimi me gurë ose blloqe të hedhur dhe të vendosur (skoljerë) zona që do të mbushet, mjetet e transportit të gurit (automjete vetëshkarkuese ose mauna), mjetet e shkarkimit(eskavatorë) fazat e vendosjes së shtresave të gurëve për ndërtimin e skoljerëve, rrugët e lëvizjes dhe të vendosjes së mjeteve të transportit dhe të shkarkimit.
– Për punime ndërtim kalate ose pontili me pilota: plani nguljes së pilotave, mjetet për transportimin e tyre(mauna), mjetet e ngritjes nga mauna (bigë ose batipal lundrues), mjeti i nguljes (batipal lundrues), rrugët e lëvizjes së mjeteve, fazat e montimit, betonimit të elementëve të kalatës ose pontilit (jastëkë, trarë, soleta).
– Për punime thellimi: zona që do të gërmohet me kuotat ekzistuese të tabanit dhe kuotat e projektimit, mjetet e gërmimit (dragë ose eskavator mbi pontona), mjetet e largimit të dheut (mauna ose tub largimi për dragën me refulim), rrugët e lëvizjes së mjeteve, vendi i shkarkimit të dheut të gërmuar (në det ose në tokë). Në rast se dheu i gërmuar shkarkohet në tokë jepet hauzi (gropa) që do të mbushet me dheun e gërmuar.
– Llogaritjet statike për zgjidhjet e objekteve kryesore dhe llogaritjet për rrjetet inxhinierike të veprës. – Studimi mbi modelimin hidraulik të veprës, në qoftëse është i domozdoshëm.
– Parashtresa, ku zakonisht përshkruhen:
a) Të dhënat kryesore të detyrës së projektimit. b) Vendi ndërtimit të veprës dhe kërkimet e studimet e kryera për kushtet natyrore të zonës. c) Vepra dhe elementët kryesorë të saj. ç) Zgjidhjet e studiuara dhe krahasimi tekniko-ekonomik ndërmjet tyre. d) Zgjidhjet konstruktive të objekteve kryesore të veprës. e) Lidhja e veprës me rrugë dhe hekurrudhë (sipas nevojave). f) Furnizimi i veprës me energji elektrike, ujë dhe karburant. g) Rrethimi i veprës. h) Organizimi i punimeve për ndërtimin e veprës. Preventivi paraprak. Recensa.

-Mendimi me shkrim i sektorit të kontrollit tekniko-ekonomik të institutit të ndërtimit .
-Vendimi i Këshillit Shkencor të institutit për miratimin e projektidesë.
-Vendimi i Këshillit Shkencor të ministrisë përkatëse – Miratimi i projektidesë nga titullari që ka miratuar detyrën e projektimit. – Sipas llojit të veprës (në det, në ujëra të brendshëm etj.), veçorive, nevojës dhe rëndësisë së saj organi projektues përcakton ndërmjet kërkesave: Studimi hidrologjik i zonës së ndërtimit të veprës.
– Studimi i dinamikës së sedimenteve në zonën e ndërtimit të veprës sipas nevojave dhe rëndësisë së saj dhe Studimi mbi modelimin hidraulik të veprës, në qoftëse është i domozdoshëm, ato që do të paraqiten në projektide, duke bërë argumentimin përkatës.

Projektzbatimi

–  Projektzbatimi hartohet në bazë të projektidesë së miratuar si dhe duke u mbështetur në studimet plotësuese gjeologo – inxhinierike, hidrologjike, sizmike, rilevime hidrografike dhe topografike, që sipas mërrëveshjes, ndërmjet organit projektues dhe atij studimor mund të jepen në fazën e projektzbatimit.
–  Në projektzbatim paraqiten hollësisht dhe qartë vepra e objektet e saj, duke përfshirë edhe detajet e elementëve dhe bashkimit ndërmjet tyre në mënyrë që mbi bazën e tyre të mund të kryhen punimet për ndërtim – montimin e veprës.
– Në projektzbatimin përfshihen këto materjale: Vizatimet e punës, të cilat, sipas llojit të veprave janë për kalata pontile dhe sheshet përkatëse.
– Plani i vendosjes së veprës i hedhur në rilevimin topografik dhe hidrografik të zonës, duke treguar lidhjet me rrugët ose hekurudhat, në shkallë 1:2000, 1: 1000, ose 1: 500.
– Plani i përgjithshëm i veprës me prerjet gjatësore dhe tërthore, në shkall 1:200 deri 1:1000.
– Plane të pjesëve të veçanta të tyre me projektet përkatëse në shkallë 1:100, duke treguar dhe shtreat gjeologjike.
– Plani i vendosjes së pilotave, jastikëve, trarëve, soletave në shkallën 1:100. – Elementët konsruktivë prej betoni të armuar, me tabelat për specifikimin e materialeve.  – Hollësirat ndërtimore.
– Kanalet.
– Kanalet dhe pusetat e furnizimit me energji elektrike dhe ujë së bashku me hollësirat përkatëse. – Linjat hekurudhore, linjat e dekovilit, rrugët e elektrovinçit mbi kalatë ose pontil, linjat e avullit.
– Plani dhe hollësitë e kullimit të ujrave në shkallë 1:100.
– Plani dhe prerjet e prizmit nën kalatë në shkallë 1:100 – Plani dhe prerjet e mbushjes së shesheve.
– Plani i shtrimit të shesheve dhe rrugëve me beton. Prerje me hollësi.
– Linjat hekurrudhore me pllaka prej betoni të armuar. – Rrugët e elektrovinçit dhe estakada. – Rrjeti i furnizimit me energji elektrike dhe ndriçimi i veprës. – Pjesa ndërtimore dhe pjesa elektrike – Rrjeti i furnizimit me ujë të pishëm për anijet dhe për punonjësit. – Rrjeti i kanalizimit të ujrave të shiut dhe ujërave të zeza. – Sistemi i mbrojtjes kundër zjarrit. – Rrjeti i furnizmit me karburant të anijeve. – Rrethimi i veprës. – Planorganizimi punimeve. – Shënime teknike, për zatimin e punimeve, në vizatimet e punës. – Tabelë e fletëve të projektit.

Për skoliera:
-Plani i skolierës në shkallë 1:500, 1:200 ose 1:100
-Prerje gjatësore në shkallë 1:200 ose 1:100 dhe prerje tërthore në shkallë 1:100.
-Plan organizimi i punimeve.
-Shënime teknike për zbatimin e punimeve.
-Tabela e fletëve të projektit.
Për punimet e thellimit
a) Për akuatoriumin: Plani i përgjithshëm i thellimit në shkallë 1:1000 mbi batimetrinë e zonës ujore. Profile gjatësore dhe tërthore në shkallë     1: 1000/100
Tabela e vëllimit të gërmimit; planorganizimi i punimeve; shënime teknike për zbatimin e punimeve; tabela e fletëve të projektit.
b) Për kanalin e hyrjes: – Plani i përgjithshëm i zonës së kanalit në shkallë 1:10000; Plani i thellimit të kanalit në shkallë 1:2000 dhe 1:1000 mbi batimetrinë e zonës ujore; Profili gjatësor i kanalit në shkallë      1: 5000/100    ose    1: 2000/100
Profilet tërthore të kanalit në shkallë 1:  1000/100
Tabela e vëllimit të gërmimit, planorganizimi i punimeve, shënime teknike për zbatimin e punimeve, tabela e fletëve të projektit.

Llogaritjet ku bëjnë pjesë:
-Llogaritjet e plota statike për zgjidhjen e pranuar; Llogaritjet e rrjetit të furnizimit me energji elektrike; Llogaritjet e rrjetit të furnzimit me ujë të pishëm; Llogaritjet e rrjetit të kanalizimit.

Preventivi përfundimtar, ku bëjnë pjesë:

-Llogaritjet metrike të vëllimeve të punës;
-Preventiv sipas formularit përkatës;
-Analizat për zërat e punimeve që nuk përfshihen në manualin e preventivimit.
– Projekte teknologjike për montimin e makinerive e paisjeve të përpunimit të mallrave në mjetet lundruese, hekurudhore, automobilistike etj. hartohen nga specialistët e fushave përkatëse me qëllimin e vetëm, që përpunimi i ngarkim – shkarkimit të mallrave të ndryshëm të bëhet për një kohë sa më të shkurtër. Objektet administrative, shëndetësore, kulturore të shërbimit industrial etj. që ndërtohen në funksion të objektit kryesor portual projektohen sipas dokumentacineve teknike të objekteve shoqërore të grupit të parë.  Zbatimi i këtyre rregullave teknike të projektimit, ndërtimit, kontrollit, mirëmbajtjes etj. bëjnë që këto vepra portuale të jenë të forta, rezistente, të qëndrueshme, jetëgjatë dhe sa më komode në shfrytëzim.