Aktualitet

Ish-drejtori i Bankers Dorian Themeli zv/drejtor i AKBN, lidhje korruptive dhe dyshime për skemë vjedhje

Kompania e gropës financiare 6 miliardë euro Bankers, emblemës së zhvatjes së pasurisë nëntokësore të Shqipërisë, dyshohet se ka kapur përmes njerëzve të saj të besuar Agjencinë Kombëtare e Burimeve Natyrore, e cila kontrollon veprimtarinë e Bankers. Në vend që të mbronte interesin publik dhe ekspozojë abuzimet e Bankers, AKKB ka dyshime se është shndërruar në mburojë dhe bashkëpunëtore në dallaveret dhe krimet ekonomike të Bankers.

Shembulli i lidhjeve të dyshuara korruptive mes Bankers dhe AKBN është Dorian Themeli, i cili aktualisht mban funksionin e zëvëndësdrejtorit të entit publik AKBN. Dorian Themeli ka qenë drejtor i Pajtueshmërisë pranë kompanisë Bankers, gjatë një periudhe kohore kur kompania ka përvetësuar qindra milionë euro përmes një skeme që tejkalon edhe atë të AKSHI-t. Jo vetëm kaq. Dorian Themeli është lidhje e ngushtë e ish administratorëve famëkeqë të Bankars, aktualisht të pandehur të SPAK-ut për grup kriminal, skema zhvatje dhe pastrim parash.Zëvëndësdrejtori i AKBN, Dorian Themeli është fija e lidhëse mes kupolës me natyrë mafioze të Bankers dhe kupolës së AKBN, ku Themeli dyshohet se ushtron ndikimin e tij në AKBN për të favorizuar Bankers dhe mbuluar operacionet korruptive të kinezëve. Themeli është praktikisht pjesë e grupit të ish administratorëve të Bankers që u goditën përciptazi nga Prokuroria, të cilët vijojnë të kontrollojnë aktivitetin zhvatës të kompanisë përmes kroatit Andrija Kojaković. Kujtojmë se gjatë operimit në Shqipëri të ardhurat e kompanisë zhvatëse nga nafta janë rreth 6 miliardë euro, ndërsa shpenzimet (fiktive) rreth 7 miliardë euro). Përmes shpenzimeve fiktive janë përfituar edhe qindra milionë euro rimbursim TVSH-je. Jo vetëm janë devijuar fitimet dhe shmangur taksat, por kanë futur edhe duart në arkën e shtetit, përmes TVSH-së. Aktiviteti kriminal i Bankersit është mundësuar edhe falë korruptimit të AKBN, Tatimeve dhe madje të ish ministres Anila Denaj, e cila pezulloi ekzekutimin e gjobës 120 milionë euro të Bankers.

Hijet e zeza të Andrija Kojaković

Kroati Andrija Kojaković është një nga duart dhe sekserët e rrjetit gjysmë të fshehtë kinez, i cili operon me plaçkitjen e naftës në Ballkan. Faktet kanë treguar se rrjeti kinez i naftës operon ngushtë me ambasadat kineze në vendet përkatëse, por edhe me aktorë të rekrutuar vendas. (Për shembull: Ambasada Kineze në Tiranë jo vetëm është përfshirë drejtpërdrejtë në pastrimin e parave të Bankers me aktivitete të fryra dhe fiktive, por ambasadorja kineze Pang Chunxue rrethoi Gjykatën e Apelit, gjatë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë, në përpjekje për të ushtruar presion për lirimin nga burgu të Hongping Xiao).Andrija Kojaković, i cili po udhëheq punën e lënë në mes nga Hongping Xiao, duke kaluar paratë jashtë vendit me kompani fantazmë, ka qenë ambasador i Kroacisë në Kinë, kohë gjatë të cilës besohet se ka hyrë në lidhje me grupin kinez, i cili herë del në offshore, herë me prestanome si Hongping Xiao. Kroati, i skeduar për lidhje me kompani të regjistruara në parajsa fiskale, ka qenë pjesë dhe ka bashkëpunuar edhe me Shoqatën e Shkëmbimit me Jashtë të Kinës. Andrija Kojaković, ka qenë drejtor ekzekutiv i kompanisë kroate të naftës INA-Industrije Nafte d.d, një derivat ruso-kinez, e përfshirë në skandale financiare dhe mashtrim me pasoja të rënda, me vlerë qindra milionë euro. Kompania e drejtuar nga Kojaković ka qenë objekt hetimesh dhe arrestimesh masive nga USKOK, një strukturë e ngjashme me SPAK-un në Shqipëri. Aksioneri kryesor i kompanisë së naftës kroate INA, e skeduar për krime financiare, është kompania hungareze e naftës dhe gazit MOL me 49.08 % të aksioneve. MOL, që i bleu aksionet e INA për 500 milionë euro, është kanali i furnizimit të një pjese të Evropës me naftë ruse, ndërsa njihet për bashkëpunimin e ngushtë me CEZ-in e çekëve, të cilët finalizuan një aferë korruptive 500 milionë euro në Shqipëri, por edhe me OTP Bank, një tjetër tentakulë e oligarkëve të Putinit. Kompania hungareze MOL, me aksionerë shumëkombësh, është përfshirë në kontrabandë masive nafte me kompanitë ruse dhe kineze, nëpërmjet tubacionit Druzhba. Në vitin 2019, u zbulua futja e 60 mijë ton naftë të ndotur, që ndalohej me ligj. MOL Group është konsideruar si një urë e rëndësishme mes Hungarisë nën drejtimin e Viktor Orban dhe linjës Rusi-Kinë, raport që është një shqetësim i vazhdueshëm i Perëndimit. Andrija Kojaković është një nga fijet e këtij zgjatimi ruso-kinez në Ballkan. Ka dyshime të forta se Kojaković është dora që fshihet pas një karteli kompanish fantazmë, derivate të Bankersit, të përdorura nga kinezët për vjedhjen dhe njëkohësisht largimin e qindra milionë euro nga Shqipëria. Caktimi i Kojaković si pasardhës i Hongping Xiao është i mirëmenduar dhe me synime të qarta; Maksimalizimin e plaçkës së fundit para largimit nga Shqipëria./Prapaskena