Politikë

Ja si po shkelet Kushtetuta për 7 anëtarët e Vettingut

Padia që po trondit sistemin e drejtësisë ! Nëse 7 anëtarët e KPA-së futen në Gjyqësor përmes kësaj rruge të shkurtër pa vetting, atëherë i gjithë procesi i Vettingut rrezikon të kthehet në një “karusel” që rrotullon të njëjtët njerëz. Ina Rama, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi, dhe Ardian Hajdari, kanë kërkuar hapur që t’u rezervohen vendet vakante në Gjykatën e Apelit, çka tregon se ata qëllimisht shkarkuan, ish gjyqtarët e Apelit për tu zënë vendin.

Padia që po trondit sistemin e Drejtësisë: Si po shkelet Kushtetuta për 7 anëtarët e Vettingut

Nëse 7 anëtarët e KPA-së futen në Gjyqësor përmes kësaj rruge të shkurtër, atëherë i gjithë procesi i Vettingut rrezikon të kthehet në një “karusel” që rrotullon të njëjtët njerëz

 

PADIA I KA BËRË PUBLIKE EDHE EMRAT E 7 ANËTARËVE QË KËRKOJNË TË DEPËRTOJNË NË SISTEM: SOKOL ÇOMO, ALBANA SHTYLLA, NATASHA MULAJ, REZARTA SCHUETZ, MIMOZA TASI, INA RAMA DHE ARDIAN HAJDARI.BURIME NAG KLGJ TREGOJNË SE PREJ VITESH KËTA ANËTARË JO VETËM QË KANË LOBUAR PRANË KËTIJ KËSHILLI, POR KANË KËRKUAR HAPUR QË T’U REZERVOHEN VENDET VAKANTE NË GJYKATËN E APELIT TIRANË, ME QËLLIMIN E VETËM QË PAS PËRFUNDIMIT TË MANDATIT TË TYRE NË KPA, ATA TË FILLOJNË PUNË SI GJYQTARË PA ASNJË KONKURS.

 “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë” i vë flakën Gjykatës Kushtetuese: Pika që u hap rrugën “automatikisht” 7 anëtarëve të KPA-së për në Apel, është antikushtetuese.  Një betejë vendimtare për sundimin e ligjit në Shqipëri ka filluar zyrtarisht, pasi në Gjykatën Kushtetuese ka mbërritur padia e parë që kundërshton hapur “pushtimin” e sistemit të drejtësisë nga 7 anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), të cilëve në qershor 2026 u skadon mandati.

Në qendër të stuhisë juridike është një pikë e vetme, por shpërthyese: Pika nr.6, e nenit 166 të ligjit për “Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, e cila sipas shoqatës “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë” është krejtësisht e papajtueshme me Kushtetutën e Shqipërisë. Kjo shoqatë ka depozituar një material voluminoz duke kërkuar shfuqizimin e kësaj pike, dhe arsyeja është e thjeshtë: Kushtetuta e Shqipërisë, në nenin 136/a, thotë qartë se gjyqtarë mund të jenë vetëm shtetasit që emërohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës dhe pas kryerjes së procesit të verifikimit paraprak të pasurisë dhe të figurës së tyre.

NDËRKOHË QË SHOQATA PO DEPOZITONTE PADINË, KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR I KA DËRGUAR KUVENDIT NJË KËRKESË ZYRTARE PËR DOSJET PERSONALE TË 7 ANËTARËVE, DHE NJË VIZITË LOBUESE E ZYRTARËVE TË KPA-SË PRANË KLGJ-SË KA NGJALLUR DYSHIME SE PROCESI PO NXITON POLITIKISHT, DUKE U PËRPJEKUR TË “BETONOJË” KALIMIN E TYRE PARA SE GJYKATA KUSHTETUESE TË THOTË FJALËN E FUNDIT.

Tani, pyetja është: sa nga 7 anëtarët e KPA-së e kanë kryer Shkollën e Magjistraturës? Asnjë!

Dhe pikërisht këtu qëndron thelbi i skandalit, sepse ligji i “Statusit” u mundëson atyre që, vetëm për shkak se kanë qenë pjesë e Vettingut, të kalojnë automatikisht në Gjykatën e Apelit, sikur të jenë mbi ligjin.

Padia i ka bërë publike edhe emrat e 7 anëtarëve që kërkojnë të depërtojnë në sistem: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi, Ina Rama dhe Ardian Hajdari.

Burime nga Këshilli i Lartë Gjyqësor tregojnë se prej vitesh këta anëtarë jo vetëm që kanë lobuar pranë këtij këshilli, por kanë kërkuar hapur që t’u rezervohen vendet vakante në Gjykatën e Apelit Tiranë, me qëllimin e vetëm që pas përfundimit të mandatit të tyre në KPA, ata të fillojnë punë si gjyqtarë pa asnjë konkurs.

Kjo nuk është më një tranzicion, kjo është një rezervim zyrtar vendesh përpara se të hapet konkursi, një lloj “apartamenti social” për zyrtarët e Vettingut me paratë e shtetit dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Ndërkohë që shoqata po depozitonte padinë, Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar Kuvendit një kërkesë zyrtare për dosjet personale të 7 anëtarëve, dhe një vizitë lobuese e zyrtarëve të KPA-së pranë KLGJ-së ka ngjallur dyshime se procesi po nxiton politikisht, duke u përpjekur të “betonojë” kalimin e tyre para se Gjykata Kushtetuese të thotë fjalën e fundit.

Debati që do të shqyrtojë Gjykata Kushtetuese është themelor: nëse statusi i “gjyqtarit kushtetues” që kanë anëtarët e KPA-së është i lidhur vetëm me funksionin e përkohshëm të Vettingut, atëherë pas qershorit 2026 ata janë thjesht qytetarë të thjeshtë dhe duhet të konkurrojnë si gjithë të tjerët, të ndjekin Shkollën e Magjistraturës dhe të verifikohen.

Por nëse Gjykata e mbështet pikën nr.6, atëherë ajo do të legjitimonte një anashkalim masiv të Kushtetutës, duke krijuar një klasë të re gjyqtarësh “elitarë” të emëruar jo mbi bazën e meritës dhe ligjit, por mbi bazën e një mandati politik. Ky nuk është thjesht një proces gjyqësor; ky është testi më i madh i ndershmërisë kushtetuese në Shqipërinë e pas-reformës.

Nëse 7 anëtarët e KPA-së futen në Gjyqësor përmes kësaj rruge të shkurtër, atëherë i gjithë procesi i Vettingut rrezikon të kthehet në një “karusel” që rrotullon të njëjtët njerëz, duke përqeshur Shkollën e Magjistraturës dhe qindra juristë të tjerë që presin me vite të drejtën për të konkurruar.

Shoqata “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë” ka vënë një gur mbi shpatullat e Gjykatës Kushtetuese. Tani pritet përgjigja: a do të mbizotërojë Kushtetuta, apo do të triumfojë politika e karrigeve?