“Janë hasur veprimtari kibernetike”/ Sulmet online ndaj bizneseve, Hita: Policia e Shtetit po verifikon 10 mijë llogari sociale, po cenohet interesi ekonomik i vendit
Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar në lidhje me komentet negative të ndodhura ditët e fundit në disa biznese në vendin tonë.
“Sot jam para jush, për të bërë publik një shqetësim serioz, e cili lidhet me një veprimtari të dyshuar të koordinuar në hapësirë kibernetike, kjo veprimtari nëse konfirmohet nga hetimet, rrezikon të dëmtojë jo vetëm bizneset e caktuara, i sektorin e turizmit dhe imazhin e Shqipërisë si një vend i sigurt dhe mikpritës. Po hasen veprimtari kibernetike. Mbi 10 mijë llogari sociale në rrjete sociale po verifikohen. Me këto veprime po cenohet interesi ekonomik i vendit”, tha Hita.
Vijon …

