Sociale

Jeton Muçollari: Asgjë e re nga Qeveria për pensionistët dhe grupet e tjera sociale, këtë tetor!

Nga fondet speciale, që përfshijnë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, u mblodhën 134.1 miliardë lekë vetëm në 8 muaj. Kjo përfaqëson një rritje prej 13.4% dhe 15.9 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Pra, punonjësit po derdhin më shumë se kurrë në arkën e shtetit që duhet të paguajë pensionet. Së treti, ekziston një fond i trashëguar. Qeveria akumuloi në llogarinë unike të Bankës së Shqipërisë në fillim të vitit vlerën e 16 miliardë lekëve.

Ky Tetor erdhi pa asnjë lajm të ri për pensionistët. Një heshtje që bie ndesh me një traditë tashmë disa vjeçare. Prej vitesh, Tetori ishte muaji kur pensionistët prisnin diçka më shumë në protofolin e tyre të varfër: qoftë një indeksim, qoftë rritje kompesimimesh, qoftë një bonus modest.

Çfarë pritej këtë Tetor?

Pritshmëritë nuk ishin të pabaza. Ato ishin ndërtuar mbi premtimet dhe praktikën e vetë qeverisë, por edhe nga programe të shumta televizive që jepnin mënyra e shifra të ndryshme pëtfitimi. Por edhe se Tetori njihet si muaji I të moshuarve.

-Indeksimi i dytë brenda vitit. Duke marrë për bazë inflacionin e tre muajve të fundit, shumë ekspertë mendonin se do të kishte një indeksim shtesë në Tetor, përveç atij të muajit korrik. Kjo ka ndodhur edhe më parë kur inflacioni ka pësuar rritje të konsiderueshme dhe indeksimi është bërë dy herë në vit. -Rishikimi i kompensimit mujor. Për grupet me kompensim mujor nën 1000 lekë, ishte kërkuar me kohë një korrigjim I tyre. Është e padrejtë që një pensionist me 15-20 vite punë të marrë tre herë më pak kompensim se një pensionist me 40 vite punë, kur çmimet në treg janë të njëjta për të gjithë. -Bonusi i ndarë. Një tjetër ide e qarkulluar në emisionet televizive, ishte ndarja e bonusit në këste për tre muajt e fundit të vitit, kjo për të lehtësuar sadopak jetesën në dimër. Por asnjëra prej tyre nuk ndodhi.

Cilat ishin arsyet që pensionistët prisnin diẹka më shumë se pensioni mujor?

Paradoksi është se këtë Tetor qeveria kishte më shumë arsye se kurrë për të ndihmuar shtresat e kadegoritë sociale me të ardhura të pakta që nuk pëballojnë jetesën e përditëshme. Së pari, të ardhurat në buxhetin e shtetit janë rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare, për periudhën janar-gusht 2026, të ardhurat në buxhet arritën në 557.6 miliardë lekë, me një rritje prej 11.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm shtesa është rreth 58.5 miliardë lekë. Edhe në vitin 2025, për janar-shtator ishin mbledhur rreth 562.9 miliardë lekë të ardhura, me një bilanc pozitiv ndaj shpenzimeve. Së dyti, të ardhurat në fondin e sigurimeve shoqërore kanë thyer rekord. Nga fondet speciale, që përfshijnë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, u mblodhën 134.1 miliardë lekë vetëm në 8 muaj. Kjo përfaqëson një rritje prej 13.4% dhe 15.9 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Pra, punonjësit po derdhin më shumë se kurrë në arkën e shtetit që duhet të paguajë pensionet. Së treti, ekziston një fond i trashëguar. Qeveria akumuloi në llogarinë unike të Bankës së Shqipërisë në fillim të vitit vlerën e 16 miliardë lekëve. Nga kjo shumë, deri tani janë përdorur 4 miliardë lekë për politikat e pensioneve, duke lënë një gjendje prej rreth 12 miliardë lekësh apo rreth 120 milionë euro.Përveç këtij, kryeministri deklaroi edhe depozitimin e 167 milionë eurove në Fondin Special të Pensioneve, fond që sipas qeverisë garanton qëndrueshmërinë dhe rritjen e premtuar të pagesave mujore. Me buxhet në rritje, me kontribute në rekord dhe me para të parkuara në bankë në emër të pensionistëve, mungesa e një mase në Tetor nuk justifikohet me mungesë fondesh, por me mungesë vullneti.

Cilat janë masat më të domosdoshme që duhet të merren tani?

Nëse qeveria do të donte të vendoste drejtësi, duhet të veprojë para Dhjetorit me tre hapa të qartë: -Indeksimi I pensioneve të kthehet në Prill siẹ ka qënë dikur.

Indeksimi të bëhet çdo vit në muajin Prill, duke marrë për bazë inflacionin real të vitit të kaluar. Por jo me shportën e përgjithshme të INSTAT-it. Pensionisti nuk blen televizor çdo muaj, por bukë, vaj, ilaçe dhe energji. Indeksimi duhet të bazohet te shporta e mallrave më të domosdoshme për jetën e njeriut. -Të ndryshojë logjika e kompensimit mujor. Kompesimet mujore që u dhanë në fillim të këtij viti e në vazhdim, nuk kanë ndonjë kriter të qartë, ndaj dhe shifrat e kompesimit duken të paarsyeshme, me diferenca kaq të mëdha. Nëse pensioni i plotë me 39 vite pune merr 1800 lekë kompensim mujor, që i bie rretn 45 lekë për një vit pune, pensioni I pjesëshëm merr 800 lekë, si ai që ka 16 vite punë edhe ai që ka 38 vite pune të llogaritur pensionin. E njëjta gjë është edhe për kadegoritë e tjera të pensionistëve, si pensioni rural, familjar dhe ai I invaliditetit.

Propozimi im konkret dhe i arsyeshëm është:

Për pensionin e pjesëshëm: Deri në 14 vite e 11 nuaj punë nuk llogaritet pension pleqërie, por thjesht pension social. Në këtë arsyetim të merret gjysma e viteve të punës deri tek pensioni I plotë e t’i bashkangjitet 15 viteve të tjera që nuk përfitohet pension. Pra 15 vite, plus 12,5 vite = 27,5 vite punë, që etiketohet ndryshe dhe si gjysmë pensioni në gjuhën e përditëshme.  Atëherë: 27.5 vite x 45 lekë për një vit pune, = 1235 lekë. Kjo do ishte mesi I artë si për atë që ka 16 apo 17 vite punë dhe atë që ka 37 apo 38 vite punë, që aktualisht përfitojnë vetëm 800 lekë. Pensioni rural. Zakonisht pensioni I fshatit apo rural, edhe pse me vite të plota kanë përfituar rreth 30% më pak se pensioni I plotë I shtetit. Kjo do të thotë që masa e kompesimit të jete sa 70% e pensionit të plote ose 1260 lekë në muaj. Pensioni familjar. Pensioni familjar ka formën e pamjen e pensionit të pjesëshëm, kjo duke u bazuar edhe tek vitet e punës që llogaritet pensioni, pra masa e kompesimit mund të ishte 1235 lekë. Pensioni I invaliditetit. Invalidët e punës, përveẹ se marrin pagesë sipas viteve të punës që kanë pasur, vitet si invalid pune iu llogariten  për pension pleqërie, pra duhen marrë parasysh dhe vitet si invalid pune. Meqënëse kanë më pak se 40 vite punë ata që ende nuk kanë dalë në pension pleqërie, mund të quhen pensione të pjesëshme, gjë që kompesimi duhet të jetë 1235 lekë. Invalidët që kanë mbushur moshën e pensionit e që kanë 40 vite sigurime duhet të kompesohen si pensionet e plota me 1800 lekë.

-Të ndryshojë kufiri i pensionit që kompensohet.

Së pari duhet pranuar se fjala kompesim do të thotë të japësh atë pjesë që është mangut. Në këtë kuptim qeveria ka pasur parasysh atë pjesë të pensionistëve me të ardhura mesatare dhe poshtë tyre. Por edhe në këtë rast nuk ka pasur kritere të qarta, për kadegoritë e pensioneve që jepet kompesimi mujor. Nëse për pensionin e plotë me 40 vite punë kufiri I masës së përfitimit të kompesimit mujor është 40 000 lekë, atëhere për pensionin e pjesëshëm duhet të jetë 27 500 lekë. Po e njëjta gjë edhe për pensionet e tjera. Pensioni ruaral sa 70% e pensionit te plote, pra 28 000 lekë. Pensioni familjar si pensioni I pjesëshëm deri në 27 500 lekë. Pensioni I invaliditetit meqenëse nuk kemi një kufi të caktuar të merret ai I pensionit të plotë 40 000 lekë. Kjo pasi vitet e sigurimit ndryshojnë  pas cdo viti. -Kompensimi mujor të shtrihet edhe për grupet e tjera sociale. Nuk ka kuptim që kompensimi për energjinë apo çmimet të jepet vetëm për pensionistët, kur familjet që marrin pagesa nga zyrat sociale, personat me aftësi të kufizuara dhe ndihmën ekonomike, vuajnë të njëjtin shtrenjtim. Duhet të kemi parasysh se pagesat e tyre variojnë sa gjysma e  pensionit social deri tek 20% më tepër se ky pension, I cili në vetëvete është më pak se gjysma e minimumit jetik, që llogaritet diku tek 24 mijë lekë.

Sa është fondi shtesë?

Natyrisht që, nëse bëhen këto ndryshime duhet dhe një fond tjetër shtesë. Por sa është ky fond shtesë dhe a është I përballushëm nga qeveria?  Sipas llogarive të mësipërme, mesatarja e kompesimit për katër kadegoritë do të ishte 1250 lekë nga mesatarja prej 780 lek e kompesimeve te deri tanishme, pra rreth 470 lekë ose 5 euro më tepër për cdo pensionist. Si përfitues të kësaj diference do të jenë rreth 450 mijë pensionistë, pra 27 milon euro në vit shtesë. Ose sa fondi i indeksimit 1,5% të gjithë pensionistëve. Vetëm për tre muajt e fundit do mjaftonin 6,8 milion euro. Nëse do të kompesoheshin dhe personat që përfitojnë nga zyrat sociale me të njëjtën shifër do të duhej një fond prej 23 milon euro në vit, pasi do jepet e gjithë shuma prej 1250 lekë.  Të dyja shifrat të marra së bashiku, fondi vjetor është sa indeksimi I korrikut prej 2,7%. por kjo masë do sillte drejtesi e perfitim me të mirë për të gjithë. Nëse ky rregullim do të ndodhe vetëm tre muajt e fundit atëhere fondi do të ishte 5,8 milion euro, ose të dy fondet së bashku, 12,6 milion euro. Një fond krejt modest për buxhetin e shtetit por me impakt shumë madh tek pensionistët. Gjithashtu kjo do ngushtonte dhe diferencimin e madh që ekziston sot me minimumin jetik Vetëm pas këtyre rregullimeve, që duhet të ndodhin deri në Dhjetor, mund të flasim vitin tjetër për dyfishimin e tyre sipas premtimit të qeverisë. Dyfishimi i një padrejtësie vetëm sa e thellon padrejtësinë. Rregullimi i bazës krijon drejtësi.