“Kalaja u godit me shkop gome në kokë”, Berisha nga QSUT: Policia hodhi shishe molotov ndaj protestuesve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vizitoi mbrëmjen e së premtes deputetët dhe qytetarët e shtruar në urgjencën e QSUT, të lënduar nga përplasja me policinë.
Berisha vizitoi deputetët Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu, si dhe anëtarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aulon Kalaja.
Duke folur për mediat, Berisha tha se Kalaja është goditur me shkop gome në pjesën e pasme të kokës.
“Policia ka hedhur granata zhurmuese dhe shishe molotov ndaj protestuesve. I garantoj mercenarët e Edi Ramës se do përgjigjen për këto akte antiligjore dhe krime të shëmtuara ndaj protestuesve paqësorë”.

