Sport

Klasfikimi i Superiores/ Egnatia konfirmohet në krye, Elbasani parakalon Tiranën

Këtë të dielë Kategoria Superiore nisi fazën e dytë të saj teksa u zhvilluan 3 ndeshjet e para të javës së 10 të saj.

Egnatia arriti të fitojë me përmbysje ndaj Tiranës 2-1, një fitore që i jep mundësinë asaj që të flejë e qetë në krye të klasifikimit për këtë javë teksa ka një diferencë prej 4 pikësh me Teutën që do të luajë ndeshjen e saj ditën e hënë.

Sigal

Tirana nga ana e saj që mbeti me 12 pikë zbret në vendin e pestë duke ia lënë të katërtin Elbasanit i cili mori maksimumin në ndeshjen me Laçin që e mposhti 2-1 për t’u ngjitur në kuotën e 14 pikëve. Kurbinasit, nga ana e tyre, pas kësaj disfate mbetën me 11 pikë dhe janë në vendin e gjashtë.

Në Korçë, Skënderbeu dhe Vllaznia e mbyllën në paqe sfidën mes tyre teksaky 90 minutësh u mbyll 1-1. Skuadra e Julian Ahmataj pas 10 javëve e sheh veten në kuotën e 11 pikëve në vendin e 7, ndërsa Vllaznia ngjitet në kuotën e 9 pikëve, por qëndron në vendin e parafundit të klasifikimit. Java e 10 e Kategorisë Superiore mbyllet këtë të hënë me sfidat Vora-Dinamo dhe Teuta Partizani.